3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e drejtorit të Arsimit në Rahovec, mbrojtja pretendon të kundërtën

Prokuroria Themelore në Gjakovë pretendon se drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka keqpërdorur detyrën, për shkak se e dëmtuara Xhevahire Hajda ka zëvendësuar për një kohë të gjatë profesorin Refki Kryeziu, i cili edhe pse nuk ka mbajtur mësimin në shkollën SHMTP “Selajdin Mullaabazi”, është paguar në mënyrë të rregullt e pa bazë ligjore.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Këto pretendime, i ka paraqitur prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku është dhënë fjala hyrëse e palëve në procedurë, në rastin ku Morina akuzohet për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nga provat do të vërtetohet fakti se e dëmtuara ka zëvendësuar për një kohë të gjatë Profesorin Refki Kryeziu, i cili edhe pse nuk e ka mbajtur mësimin në shkollën “Selajdin Mullaabazi” është paguar në mënyrë të rregullt, duke i marr edhe shtesat për Covid-19, e gjithë kjo mundësuar nga këtu i pandehuri Avni pa ndonjë bazë ligjore e pas administrimit të gjitha këtyre provave do të vërtetohet se i njëjti ka kryer veprën penale për cilën po akuzohet”, ka thënë ajo.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

 

Prokurorja Beqiraj-Hyseni, po ashtu në fjalën hyrëse tha se pas administrimit të provave materiale dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet gjendja faktike.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Morina, avokati Dardan Morina, deklaroi se prokuroria gjykatës i ka dorëzuar vetëm provat të cilat rendojnë pozitën e të mbrojturit të tij por jo dhe shumë prova të cilat sipas avokatit Morina janë dorëzuar nga i mbrojturi tij në fazën parapenale dhe gjatë zhvillimit te hetimeve.

Ai ka thënë se nga provat materiale dhe personale, do të vërtetohet rrethanë tjetër nga përshkrimi i gjendjes faktike të dhënë nga Prokuroria, dhe se do të vërtetohet se i mbrojturi tij nuk ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Tutje seanca ka vazhduar me dëgjimin e të dëmtuarës Xhevahire Hajda.

E pyetur nga Prokurorja Beqiraj-Hyseni për rrjedhë e punësimit, ajo ka thënë se është njoftuar nga një familjar që po kërkohet një mësimdhënës në shkollën “Selajdin Mullaabazi”.

“.. se e kanë bo planin e qeverisë që me marrë punëtor në punë për shkak Covidit, dhe pagesa të jetë 50%, unë kam punuar deri në fund të muajit dhjetor”, ka thënë e dëmtuara Hajda.

Ajo shtoi se për këtë periudhë sa ka punuar mars-qershor, dhe se ka pasur kontratën katër mujore të cilën e ka nënshkruar në Drejtorinë e Arsimit në Rahovec.

“Gjatë muajve janar dhe shkurt kam punuar në të njëjtën shkollë por nuk jam paguar, dhe s’kam pas kontratë për këto dy muaj. Në shkurt ka ardhur profesori Refki Kryeziu, në zyrat e DKA… kemi bërë marrëveshje me shkrim që unë me ja mbajt orët profesorit deri sa të përfundon viti shkollor dhe me u pagu njëjtë siç ka paguar qeveria me gjysmën e rrogës, profesorit Refki nuk ju ka prish kontrata, rroga e tij është dal e plotë ndërsa unë i kam mbajtur orët”, ka thënë e dëmtuara.

Sipas saj, kur është bërë marrëveshja me prof. Refki Kryeziu, prezent ka qenë dhe i pandehuri Avni Morina, dhe se të njëjtën thotë se e ka vulosur.

E pyetur nga prokurorja Beqiraj-Hyseni se si është bërë pagesa për këto orë, për periudhën janar-qershor 2021, ajo ka thënë se për dy muajt e parë, janar dhe shkurt nuk është paguar fare.

Ajo tha se është pajtuar me këtë shumë pasi që sipas saj, i është thënë se vitin e ardhshëm  profesori Kryeziu do të merr pushim pa pagesë, dhe e njëjta do t’i mbaj orët e tij dhe do merr pagë të plotë.

Tutje e njëjta u pyet nga mbrojtësi i të akuzuarit, Avni Morina, avokati Dardan Morina, se për periudhën janar-shkurt 2021 që nuk është paguar, pse ka shkuar në punë, ajo tha se ka punuar që mos të mbesin nxënësit pa mësimdhënës.

Më pas seanca është ndërprerë, ndërsa e radhës u caktua më 15 dhjetor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina po akuzohet se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziu-profesor në lenden e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.

Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për Covid-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.

Sipas aktakuzës e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.

Për këto i pandehuri Avni Morina po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Sonte shfaqet filmi i fundit i nëntorit në Kinema “Lumbardhi”

Kinema "Lumbardhi" në Prizren do të shfaqë filmin e fundit për programin e Kinemasë së Zgjeruar për muajin nëntor, të martën, më 26 nëntor,...

Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie

Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fjalëve, është koha e personaliteteve të dëshmuara që prapa vetës kanë...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit