Protestojnë pronarët e pishinave, paralajmërojnë se protestën tjetër do ta mbajnë në kufi me Shqipërinë

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse Qeveria nuk merr vendim, protestën e radhës do ta mbajnë në kufi me Shqipërinë.

Me përjashtim të atyre të mbyllura, pishinat në Kosovë nuk po lejohen të punojnë.

E pronarët e pishinave nuk janë aspak dakord  me këtë vendim.

Prandaj ata sot kane mbajtur një proteste, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke treguar se mirëmbajtja e tyre po u kushton e në anën tjetër nuk po mund të presin klientë.

Sipas tyre, vendimi i Qeverisë ka bërë që një pjesë e madhe e pishinave në vend të ndodhen në prag të falimentimit.

Paçarizi njoftoi se nëse ky vendim nuk anulohet, protesta e radhës do të jetë në kufirin me Shqipërinë.

Ata treguan se nga funksionimi i pishinave sigurohen të ardhurat për rreth 5 mijë persona, pasi një numër i madh i familjeve kanë të punësuar nëpër to./T7

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit