0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Punëtorët kërkojnë zhbllokimin e llogarive të Telekomit që t`u dalin pagat

Ka përfunduar e qetë protesta e sotme e punëtorëve të Telekomit të Kosovës, të cilët po kërkojnë debllokimin e xhirollogarive të kësaj kompanie, në mënyrë që punëtorët të kenë mundësinë të marrin pagat.

Sindikalistët kanë bërë të ditur se në protestën e sotme kanë marrë pjesë vetëm një pjesë e punëtorëve dhe kryesisht ata që kanë qenë të lirë, pasi nuk kanë dashur të dëmtojnë procesin e punës.

“Arsyeja e thirrjes së protestës në kohë të pauzës e ka një domethënie, sepse ne nuk kemi dashur që në protestën e parë t’i mbledhim të gjithë punëtorët, pasi nuk kemi dashur ta pengojmë procesin e punës. Kjo është vetëm një pjesë e punëtorëve që janë brenda pauzës”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj.

Ai tutje ka bërë të ditur kërkesat e tyre, siç janë debllokimi i llogarive, të cilat janë të bllokuara që nga 29 shkurti nga një përmbarues privat, ndonëse sipas tij shkalla e dytë e gjykatës ka marrë një vendim në favor të Telekomit.

Ai ka kërkuar Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale që të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë çështje.

“Besojmë se do të marrin vendim pozitiv dhe nuk do të na lënë pa paga. Këta punëtorë punojnë për paga dhe të gjithë kemi familje dhe 90 përqind jemi edhe në kredi”, ka shtuar ai.

Si kërkesë tjetër ai ka përmendur hetimet që duhet t’i kryejë prokuroria në Telekom për siç tha ‘krimin e organizuar në vazhdimësi’.

“Kërkesa jonë tjetër është që prokuroria e shtetit të mos rrijë në gjumë, sepse nuk i kemi bërë thirrje prokurorisë vetëm sa për sy e faqe. Telekomi është shkatërruar nga krimi i organizuar dhe nga kontratat e dëmshme, të cilat janë nënshkruar në vazhdimësi. Përgjegjësinë për këto kontrata e kanë pasur qeveria dhe parlamenti në vazhdimësi që kanë qenë, sepse qeveritë kanë qenë ato që kanë menaxhuar me Telekomin. Ata njerëz që kanë menaxhuar këtu kanë qenë të emëruar nga Qeveria e Kosovës”, ka shtuar Balaj.

Ai u ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që t’i bëjnë presion prokurorisë për të hetuar kontratat në Telekom ndër vite.

Punëtorët e Telekomit kanë mbetur pa paga që nga 29 shkurti./rtk

 

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë. Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të...

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Me zemër

Lajmet e Fundit