Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia po e pezullon, por nuk ka anuluar, pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejon kalimin e sigurt të anijeve që eksportojë grurin për ukrainasit.

Moska bllokoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, duke pretenduar se Ukraina po përdorte korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, OKB-ja tha se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë, ndërsa Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja duhet të respektohet derisa akuzoi Rusinë për “shantazhimin e botës me uri”, pretendim ky që Rusia e mohoi.

Pavarësisht nga pasojat, 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin, u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të hënën, tha Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës.

Kjo ministri shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 ton drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit