Putini takohet me ushtarët rusë në Kherson

Presidenti rus Vladimir Putin, ka vizituar selinë ushtarake në rajonet jugore Kherson dhe Luhansk lindor, të cilat mbahen pjesërisht nga Rusia, ka thënë Kremlini.

Putini mori pjesë në një takim të komandës ushtarake në rajonin Kherson për të dëgjuar raporte nga komandantët dhe për të folur me oficerët e tjerë të lartë mbi situatën në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat Moska i ka shpallur pjesë të Rusisë.

Ai vizitoi gjithashtu selinë e Gardës Kombëtare në rajonin e Luhanskut, një pjesë tjetër e Ukrainës të cilën Moska e aneksoi vitin e kaluar.

Kremlini nuk tha se kur Putini mori pjesë në takime apo çfarë komentesh bëri.

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit