24.4 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Quni flet për rënien e dëshmorëve të Koshares, Xhemajl Mustafa e Milazim Shala: Kafshatat dhe plumbat i ndanin bashkë

Deputeti i LDK-së Anton Quni, pjesëmarrës në Betejën e Koshares, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës më 04.04.2024 ka ndarë momente nga lufta e ushtarëve të rënë në këtë betejë.Quni ka thënë se dëshmorët Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala të cilët u vranë më 31.05.1999, ishin të pandashëm.

Ai ka treguar se i pari kishte rënë Milazim Shala i cili ndodhej disa hapa para luftëtarëve tjerë.

Ndërsa ka rrëfyer se komandanti Xhemajl Fetahaj pas rënies së Milazimit më njërën dorë e tërhoqi trupin e tij, ndërsa me tjetrën ka hapur zjarr kundër armikut derisa i ka mbaruar municioni.

“Xhemajl Fetahaj nga Raushiqi e dhe Milazim Shala nga Baballoqi ishin bashkëluftarë që nga fillimi i operacionit, ishin të pandashëm. Kafshatat dhe plumbat i ndanin bashkë. Më 31 maj Xhemajli kërkoi 4 vullnetarë për mision vëzhgimi në majën Mrika. U lajmërua Milazimi dhe u vu në krye të grupit që duhet disa hapa të ishte para komandantit të tij Xhemajlit. Te bunkeri i parë neutralizuan grupin e parë të armikut, pak më larg alarmohen luftërat serb ku filluan luftimet e ashpra në distancë 30 deri 40 metra. Xhemajli vendos prerazi vetëm përpara. Duke lëvizur prej shkëmbit në shkëmb lëviznin përpara. Papritmas Milazimi goditet dhe trupi i tij përplaset në shkëmb. Xhemajli prerazi thotë se nuk ka kthim prapa pa Milazimin, me njërën dorë e tërheq trupin e pajetë të Milazimit me tjetrën dorë hap zjarr. I mbaron municioni kur edhe ai goditet për vdekje. Bie mbi trupin e Milazimit”- ka thënë ai.

Në nderim të dëshmorëve të Betejës së Koshares, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në seancën solemne më 04.04.2024.Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar.Beteja e Koshares më 9 prill 1999, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./kallxo.com

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Lajmet e Fundit