18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Quni për avancimin e Kosovës në AP-në e NATO-s: Çështje e ngritur nga presidenti Rugova

Të hënën, Kosova u avancua nga anëtare vëzhguese në atë të asociuar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Lidhur me këtë ka folur ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

Quni tha se integrimi i Kosovës në Aleancën Veri-atlantike, është artikulim që nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kliko videon

https://www.facebook.com/watch?v=1403485973666631

“Kjo çështje është ngrit shumë vite para luftës, që nga artikulimi që e ka bërë presidenti historik Ibrahim Rugova, gjithnjë është ripërsërit gjatë okupimit kur e kemi arritur lirinë, e po ashtu edhe kur u shpall pavarësia e Kosovës, do të thotë është meritë e tërë spektrit, të gjitha personaliteteve, të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe duhet ta përshëndesim të gjithë së bashku”, tha Quni për Ekonomia Online transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s, është një mundësi e mirë për sigurinë nacionale.

“Është përshëndetur nga i tërë spektri politik i Kosovës, po ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga fakti se tani edhe zëri jonë do të dëgjohet në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s. Është një mundësi e mirë që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, të trajtohen në raporte bilaterale, por edhe në tërësi me autoritetet dhe përfaqësuesit e NATO-s, për të gjitha çështjet që na takojnë ne, por edhe vetë organizatën politiko-ushtarake të NATO-s”, tha ai.

Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi me shumicë votash pro avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhguese, në anëtare të asociuar.

Asambleja Parlamentare e Aleancës Veriatlantike, është themeluar në 1955, i cili mbledh të gjithë deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, por edhe vendeve partnerë të NATO-s.

AP e NATO-s, përbëhet nga 281 delegatë nga 32 vendet anëtare të Organizatës Veri-atlantike.

Në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga nëntë vende të asociuara, katër vende të asociuara mesdhetare, si dhe tetë delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asociuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta.

Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Fluks i madh nga Kosova drejtë Shqipërisë!

Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit. Sipas të...

Lajmet e Fundit