Raportohet se një nënkryetar i Kuvendit pritet të shkarkohet; largohet edhe Duda Balje nga një komision

Duket se në Grupin Multi-etnik në Kuvendin e Kosovës po bëhen disa ndryshime interesante sa i përket pozitave.

Siç raporton Indeksonline, pritet të shkarkohet nga funksioni i nënkryetarit Bekim Arifi, dhe se ky lajm është konfirmuar edhe nga ana e deputetes boshnjake Duda Balje.

Arifi mund të zëvendosohet nga Bahrim Shabani.

Por, një lajm i mirë është se vetë Duda Balje thuhet se do të zëvendësohet në Komisionin parlamentar për të drejta të njeriut. Ajo pritet që të zëvendësohet nga Fridon Lala.

Nuk dihet se çka ka shkaktuar këto ndryshime në pozicione në grupin multietnik. Por, ndryshime – megjithëse jo në pozicione – duket se do të ketë edhe në grupin parlamentar të Vetëvendosjes.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit