6.2 C
Prizren
E martë, 6 Janar, 2026

Reshitaj: Zgjedhjet dëshmuan pjekuri politike, qytetarët i dhanë votë ndëshkuese opozitës

Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit LVV–Guxo, Albena Reshitaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit dëshmuan një nivel të lartë të pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë.

Reshitaj ka theksuar se vitet e fundit ka vërejtur një ndryshim të dukshëm në qasjen e qytetarëve ndaj politikës.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“Unë viteve të fundit e shoh një pjekuri politike dhe qytetare shumë të më të theksuar se vitet e kaluara. Kjo më ka jep shpresë që gjërat do të vijnë në vendin e duhur për një kohë shumë të shpejtë sesa është analizuar dhe menduar në të kaluarën”, deklaroi ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ajo ka përgëzuar gjithashtu partitë opozitare dhe liderët e tyre për pranimin e rezultatit zgjedhor, duke theksuar se Kosova edhe një herë dëshmoi se është shembull i demokracisë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Sipas Reshitajt, këto zgjedhje sollën një “votë ndëshkuese” ndaj mënyrës së veprimit të partive opozitare dhe grupeve të interesit brenda tyre.

“E kam thënë se në këto zgjedhje do të ketë një votë ndëshkuese për qasjen dhe mënyrën e të vepruarit të partive opozitare, prandaj edhe ka qenë një votë ndëshkuese ndaj grupeve të interesit brenda partive politike, të cilat i kanë dëmtuar dhe shkatërruar partitë politike opozitare. Kam parë kësaj here reflektim politik dhe largim të një mjegulle me të cilën kanë qenë të mbërthyera partitë opozitare. Mendoj se do të iu bëj mirë nëse hapave në vazhdim nuk do të bëjnë gabime të tilla, që mund të ju kushtojnë më shumë”

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albena Reshitaj ka arritur të sigurojë 25,082 vota, duke u renditur në mesin e 30 kandidatëve më të votuar.

Ndërkohë, subjekti politik tashmë ka arritur të sigurojë 433,882 vota, rezultat preliminar, pasi që numërimi i votave me postë ende nuk është përfunduar. /teve1.info/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Rahoveci do të ketë stadium modern me 6,523 ulëse

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka konfirmuar sot se është përzgjedhur projekti konceptual dhe është nënshkruar kontrata për hartimin...

Lajmet e Fundit