Pas kritikave për rezultatet e fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester City, duke e bërë këtë me një rezultat të pastër, 4-0 ndaj Slovan Bratislava. Trajneri vlerësoi Ilkay Gundogan, i cili u rikthye këtë vit te “citizens”.
“Ai luajti në një nivel që ne e dimë se mund ta bëjë. Kundër Newcastle ai ishte protagonist i një ndeshjeje jo shumë të mirë. E kam parë në 8 apo 9 vitet e fundit, por dje zhvilloi një lojë fantastike. Më pëlqen të jem trajner i kësaj skuadre, i dua ata!” tha Guardiola.
Një nga protagonistët ishte i riu McAtee, që shënoi edhe një gol të rëndësishëm. “Ne jemi shumë të lumtur për të! Ai është i adhuruar, të gjithë fëmijët e duan atë… Ai lëviz shumë mirë në hapësira të ngushta. Ky gol do të jetë një nxitje e madhe për të,” theksoi trajneri.
“Ne duam ta bëjmë atë të ndihet pjesë e grupit dhe në gjendje të luajë pa asnjë hije dyshimi. Ne kemi shumë besim tek ai dhe do të na ndihmojë në shumë ndeshje. Unë e di se gjithmonë mund të mbështetem tek ai,” shtoi Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll foli për Erling Haaland, që u zëvendësua në ndeshjen e Champions. “Erling nuk është kurrë i zhgënjyer nga trajneri i tij… Kurrë, kurrë! Si trajner, jam më i sigurt dhe i lumtur kur Erling është në fushë,” tha ai.
“Unë do ta mbaj gjithmonë në fushë, por rezultati ishte 3-0 dhe, me kaq shumë ndeshje që kemi, duhet të kujdesemi për të. Ai pati një goditje të fortë në ndeshjen e fundit kundër Newcastle. Ai shënoi golin e 3-0, e bëri detyrën e tij,” përfundoi Guardiola.
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”