8.8 C
Prizren
E hënë, 21 Tetor, 2024

Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin e Prizrenit forcon bashkëpunimin me Klinikën e Kardiologjisë së QKUK-së

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzuallxhiu dhe drejtorin e infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, së premtes, në shoqëri të një ekipi të kardiologëve nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK, udhëhequr nga dr. Lulzim Kamberi, vizituan Shërbimin e Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ata përcollën nga afër trajtimin e pacientëve dhe vendosjen e stendave në këtë shërbim.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, në emër të drejtorisë ekzekutive, falënderoi stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën dhe rezultatet e arritura që nga data 14 qershor, kur është vënë në funksion Shërbimi i Kardiologjisë Intervente-laboratori i kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

“Falënderoj stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit të Spitalit dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën, angazhimin, përkushtimin dhe shërbimet e ofrura për pacientë. Brenda një kohe të shkurtër, gati një mujore, janë arritur rezultate të prekshme për çka kemi falënderime edhe nga pacientët për shërbimet e marra. Unë si drejtoreshë jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e SHSKUK-së dhe MSH-së dhe do të jem në mbështetjen dhe përkrahjen e kërkesave të nevojshme dhe të realizueshme, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë”, – tha drejtoresha ekzekutive, dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.

Dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, u shpreh i kënaqur me punën që është duke u bërë në Shërbimin e kardiologjisë intervente në spitalin e Prizrenit, duke ofruar mbështetjen jo vetëm për këtë shërbim, por për shërbimet e kardiologjisë në përgjithësi.

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Shërbimin e kardiologjisë invazive në spitalin e Prizrenit, deri në pavarësimin e plotë të këtij shërbimi. Për të arritur këtë, duhet politika shëndetësore valide racionale dhe shtim i kuadrit të ri profesionist. Klinika e Kardiologjisë në QKUK, si deri më tani, është në dispozicion për të ofruar trajnime dhe ngritje të vazhdueshme profesionale për kuadrin e spitalit të Prizrenit, sepse tashmë dy mjekë dhe dy infermierë, pas trajnimit profesional në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, tani janë duke punuar në Shërbim të Kardiologjisë Invazive në Prizren, dhe, në një të ardhme të afërt, ata do të jenë të gatshëm edhe për punë të pavarur profesionale në këtë shërbim. Klinika e Kardiologjisë në QKUK është në dispozicion të ofrimit të ndihmës dhe përkrahjes profesionale jo vetëm në shërbimin e kardiologjisë invazive, por kardiologjisë në përgjithësi”,- theksoi dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së kardiologjisë në QKUK.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Nga data 14 qershor 2024 në Shërbimin e Kardiologjisë intervente janë kryer 58 raste, prej të cilave në 23 raste është kryer intervenimi i stendimit/ballonimit. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Prizren

  Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si i...

Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2298 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit