Shpëtohet një shtetas i huaj i cili u lëndua në Malet e Sharrit

Një shtetas i huaj është shpëtuar nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ai ishte lënduar si pasojë e një rrëshqitje.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për Klankosova.tv nga kjo organizatë.

Në intervenim është kërkuar edhe asistenca e helikopterit të KFOR-it.

“Jemi kontaktuar nga një person i cili ka qenë së bashku me viktimën dhe ne në bazë të koordinatave e kemi gjetur. I kemi ofruar ndihmën e parë dhe e kemi dërguar në spital. Gjendja e tij është stabile. Ka thyerje në disa pjesë, por ka edhe lëndime në boshtin kurrizor”.

“E kemi kërkuar edhe asistimin nga KFOR-i me helikopter. Kjo për shkak se në këtë pjesë ka qenë ftohtë dhe ne nuk kemi dashur me humb kohë”./ Klankosova.tv

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit