“Është me rëndësi të theksohet se në Udhëzimin Administrativ paraprak tarifa për personin shoqërues ka qenë 5 euro për 24 orë. Me Udhëzimin Administrativ aktual i cili është miratuar në vitin 2024 kjo shumë është ulur në 3 euro, si pjesë e rishikimit të përgjithshëm të politikës së bashkëpagesave, përmes së cilës jo vetëm që është reduktuar kjo tarifë, por njëkohësisht sistemi publik shëndetësor në Kosovë vazhdon të ofrojë shumicën dërrmuese të shërbimeve pa pagesë për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se, si rezultat i Udhëzimit të ri Administrativ, shumë shërbime shëndetësore ofrohen me kosto mbi dhjetëfish më të ulët krahasuar me udhëzimin paraprak.

Në sqarim bëhet e ditur se kjo bashkëpagesë nuk aplikohet për pacientin, por lidhet me shfrytëzimin e hapësirave dhe resurseve spitalore nga persona që nuk janë pacientë.

Përjashtim nga kjo bashkëpagesë bëjnë Klinika e Onkologjisë dhe klinikat ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të hospitalizuar edhe në klinika të tjera brenda QKUK-së.

Sa i përket pacientëve me sëmundje kronike, menaxhmenti i QKUK-së është duke zhvilluar diskutime të brendshme dhe ndërinstitucionale lidhur me trajtimin e bashkëpagesave për këtë kategori, me synim adresimin e nevojave specifike të tyre.

SHSKUK thekson se “roli i personit shoqërues është mbështetës dhe emocional”, ndërsa kujdesi shëndetësor mbetet përgjegjësi e stafit profesional dhe çdo pretendim për mangësi në ofrimin e shërbimeve duhet të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë dhe jo të përgjithësohet.

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren