Komiteti për Komunitete në Komunën e Malishevës sot ka mabjtur mbledhjen e tetë të rregullt, mbledhje kjo që u drejtua nga kryetari i këtij Komiteti, Amrush Helshani.
Temë kyçe cila u diskutua gjatë kësaj mbledhjeje ishte gjendja me zjarret në Komunën e Malishevës dhe menaxhimi i situatave emergjente që kanë ndodhur kohët e fundit.
Përveç anëtarëve i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe zyrtari përgjegjës i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gani Kryeziu, raportoi për situatën aktuale me zjarret.
Sipas Kryeziut përkundër sfidave të shumta, përfshirë mungesën e mjeteve dhe resurseve njerëzore, ekipet kanë arritur të kontrollojnë situatën pa rrezikuar qytetarët dhe të shuajnë zjarret e regjistruara deri më tani.
Pas raportimit të Krzyeziut, Helshani së bashku me anëtarët e tjetë të këtij komineti u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, dhe të mos ndezin zjarre të qëllimshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të mbrojtur jetën dhe pronën e të gjithëve./Telegrafi/
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune