Sot, shtatë folës në TEDxPrizren

Sot në qytetin e Prizrenit vjen TEDxPrizren, eventi i pavarur i TED që pos Prishtinës tani zë vend edhe në qytetin e bukur të Prizrenit.

Eventi mbahet sot ndërsa janë gjithsej shtatë fjalime të cilat do të mbahen. Shpresa Xhakli do të jetë e para që hapë maratonën e folësve, e që sjellë përvojën e saj edhe personale mbi personat me autizëm.

Mike Dusi do të flasë mbi “Gold Rush Pictures”.

Ardian Gojani është profesor i fizikës dhe shkencëtar, ndërsa Flamur Gashi është analist e humanist. Folësit tjetër në TEDxPrizren janë mjekja Ajtene Krasniqi, arkitekti Visar Geci dhe Fitim Uka – psikolog që studion intelegjencën e fëmijëve.

Ky është edicioni i parë i TEDxPrizren, ndërsa TEDxPrishtina dhe TEDxPrishtinaWomen po ashtu mbahen në kuadër të eventeve të pavarura të TED.

TED është organizatë joprofitabile e cila përkrah shpërndarjen e ideve që ndryshojnë shoqërinë.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit