11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Tahiri: Dyfishimi i pagave për prokurorët do të thotë përgjegjësi maksimale para qytetarëve

Deri në fund të vitit 2018, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkon rezultate konkrete nga të gjithë prokurorët në luftimin e korrupsionit. Pas dyfishimit të pagave, që nga ky janar i bënë prokurorët më të paguarit në rajon, ministri Tahiri tha se pritjet ndaj tyre janë më të mëdha.

Pasi ka kërkuar përgjegjësi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Tahiri ua ka kujtuar këto përgjegjësi edhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook. “Sistemi prokurorial është pashmangshëm një ndër shtyllat themelore të sistemit të drejtësisë. Dyfishimi i pagave për prokurorët, që do të nis së zbatuari nga ky muaj, i bënë ata më të paguarit në rajon. Kjo do të thotë se edhe pritjet ndaj tyre janë më të mëdha.

Andaj, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, si Ministër i Drejtësisë por edhe si qytetarë i këtij vendi, kërkova nga ata përgjegjësi maksimale që në fund të vitit 2018, të kemi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit” ka shkruar Tahiri.

Po ashtu, ministri Tahiri edhe njëherë ka potencuar angazhimin e tij për të bërë këtë sektor të besueshëm për të gjithë qytetarët.

“Sundimi i ligjit, në mënyrë të pa kompromis, është dhe do të mbetet prioritet i imi si ministër, sepse si shoqëri jemi përcaktuar vetëdijshëm që të besojmë në drejtësi dhe të besojmë në mekanizmat që drejtësisë i japin kuptim. Prandaj, përpjekjet tona janë duke nxitur një moment të ri për ta fuqizuar sektorin e Sundimit të Ligjit dhe për të ngritur Shtetin e së Drejtës aty ku duhet të jetë” ka përfunduar statusin e tij Tahiri.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit