-2.6 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.
Komuna e Malishevës ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët. Aktualisht, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa, raporton PrizrenPress.

Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.

“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati.

Komuna e Malishevës u bën thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, pasi sidomos gjatë orëve të mbrëmjes mund të ketë ngrica në rrugë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria zyrtarizon Florian Iljazin

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin me perspektiv Florian Iljazi, raporton PrizrenPress. Iljazi ishte pjesë e Drinit të...

Akulli në rrugën Prizren-Prevallë shkakton aksident mes dy veturave

Në aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prizren-Prevallë. “Në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e ngricave ndodhi një aksident mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar....

Lajmet e Fundit