10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Totaj takon përfaqësuesit e projektit të GIZ-it dhe ITP-së

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti përfaqësuesit e projektit rajonal “Mobiliteti Urban i Qëndrueshëm ndaj Klimës”, një iniciativë që zbatohet nga GIZ-i dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP).

Takimi u fokusua në identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe organizatave partnere, me synimin për të zhvilluar projekte që përmirësojnë ndjeshëm kushtet e jetesës për komunitetin.

Ata shqyrtuan nisma të cilat synojnë reduktimin e ndikimeve klimatike përmes rritjes së mobilitetit të qëndrueshëm urban në qytet, duke i dhënë përparësi inovacioneve dhe teknologjive të gjelbra në transport.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit