20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Trepça shkëlqen ndaj Yllit, mposht kampionin dhe kualifikohet në finale

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 81:69 (21:14, 16:15, 23:20, 21:20) për tu kualifikuar në finalen e Superkupës.

Trepça e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 9:0, e më pas duke thelluar epërsinë në 19:7, megjithatë therandasit me një seri prej 2:7, ngushtojnë shifrat në 21:14, sa përfundoi çereku i parë. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë me mitrovicasit që ruajtën epërsinë dhe me therandasit që nuk arrinin të rikthejnë rezultatin në të mirë të tyre dhe pjesa e parë përfundon 37:29.

‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë edhe periudhën e tretë, derisa epërsia më e lartë ishte 58:41, kurse një seri 2:8 e Yllit, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 60:49.

Përkundër tentimeve nga Ylli, basketbollistët nga Mitrovica menaxhuan epërsinë dhe triumfuan në fund me rezultat 81:69.

Te Trepca u dalluan Samir Zekiqi me 25 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield me 12 pikë e 10 asistime, Andreë Gordon me 11 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radolph me 14 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë.

Trepça në finale do të përballen me Prizrenin 16, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit