9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi “Romani Sofra – Sofra Rome”, projekt i gazetarit të RTK – Radio, Denis Galushi.

Sipas njoftimit nga MKRS ,“Romani Sofra” sjell në një videoklip përplot këngë të vjetra qytetare rome-prizrenase, burim i të cilave është lagjja e vjetër rome, Terzimahalla.

“Ky projekt ka për synim ruajtjen dhe promovimin e këngëve të vjetra qytetare rome dhe përmes artit të të kënduarit, krijuesi Galushi ka shpërfaqur vlerat tradicionale gjuhësore dhe kulturore të romëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministri, Sylejman Elshani, deputetë e artdashës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Lajmet e Fundit