11.1 C
Prizren
E hënë, 7 Tetor, 2024

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Ministri i MBPZhR, Faton Peci ka njoftuar se në këtë mënyrë formalizohet bashkëpunimi i kësaj ministrie me Universitetin në Prizren, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, raporton Telegrafi.

“Ky Memorandum do të përfshijë fushat e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve për të përmirësuar arsimin, kërkimin dhe zbatimin praktik në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe të rritjes së bashkëpunimit në fushën e pylltarisë”, ka bërë të ditur Peci.

Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka njoftuar se kjo marrëveshje ka disa objektiva të përbashkëta që sjellin dobi për studentët, por edhe për pylltarinë e bujqësinë e vendit.

“Qasje dhe shfrytëzim në laboratorët që operojnë nën ombrellën e MBPZHR-së; Ndarja dhe dhënie në shfrytëzim e parcelës së tokës në pronësi të MBPZHR-së për nevojat e Universitetit të Prizrenit; Angazhimi i studentëve në punë praktike në të gjitha resorët e MBPZHR-së; Hapja e programeve të reja studimore që adresojnë sfidat aktuale në sektorin e bujqësisë; Përfshirja në iniciativa dhe projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore e të dy institucioneve, janë vetëm disa nga objektivat e përbashkëta që dalin nga marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet MBPZHR-së dhe UUHP-së”, ka bërë të ditur Alishani.

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është themeluar vite më parë bazuar në nevojën për të përgatitur specialistë për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë


https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë,...

Armend Hodaj, babai i dy fëmijëve ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit

Armend Brahim Hodaj (38 vjeç, baba i dy fëmijëve) nga fshati Gjonaj të Hasit, është diagnostikuar me Mixed connective tissue disease with severe pulmonary...

Lajmet e Fundit