8.4 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Viti 2021/ Mbi 19 mijë kurorëzime, Prizreni në vend të parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2021.

Këto të dhëna tregojnë se gjatë vitit që lamë pas, në Kosovë janë kurorëzuar hiç më pak se 19.697 çifte bashkëshortore.

Nga këto kurorëzime del të jetë se vetëm në Kosovë janë gjithsej 18.131, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjitruar gjithsej 1.566.

Ndërsa, sa i përket komunave, Prizreni prinë me 1.673 raste të kurorëzimeve, Prishtina e dyta me 41 raste më pak sesa Prizreni, pra 1.632 në total, ndërkaq top 3-shen e përmbyll qyteti i Ferizajt me 1.117 kurorëzime.

Ndryshe, Ranillugu është komuna në të cilën nuk është shënuar asnjë rast i kurorëzimit të ndonjë çifti.

32.4 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së burrit 25-2 ,ndërsa 32.6 % e të kurorëzuarve janë të grup-moshës së gruas 20-24.

Sipas  muajve, muaji gusht zë vendin e parë me 13.2 %, muaji dhjetor zë vendin e dytë me 9.6 %, muaji janar dhe shtator zënë vendin e tretë me 9.2%.

Ndryshe, ajo çfarë shohim nga kjo tabelë, është një interesim i vogël i qytetarëve për kurorëzim, në komunat me shumicë serbe.

Më Shumë

Junior 06 lufton fort, por Peja 03 del fituese në Prizren

Junior 06 zhvilloi një ndeshje të fortë dhe dinamike ndaj Pejës 03, por nuk arriti ta ndalte kundërshtarin, i cili triumfoi me rezultat 76:85...

Vjedhje me vlerë mbi 21 mijë euro zbardhet nga Policia e Prizrenit – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka zbardhur një rast të vjedhjes së rëndë me vlerë rreth 21,000 €, i raportuar më 3 nëntor 2025 në Stacionin...

Lajmet e Fundit