16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Vraniqi: Kriteret e VV-së, shpëtim për Kosovën

Erzen Vraniqit-vvErzen Vraniqi nga Sekretariati për Medie dhe Komunikim i Vetëvendosje!-s, ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga blloku opozitar LDK, AAK dhe NISMA për kriteret që kjo lëvizje ua ka parashtruar atyre për t’i përkrahur për formimin e qeverisë së re.

Vraniqi ka thënë për “Epokën e re” se pranimi i këtyre kritereve nga ana e bllokut opozitar do ta nxirrnin Kosovën nga rrëshqitja drejt humnerës. “Kriteret që Lëvizja Vetëvendosje! i ka paraqitur para subjekteve të tjera janë kritere bazë që të ndalohet rrëshqitja e Kosovës drejt humnerës, drejt humbjes së territorit të saj nëpërmjet vazhdimit të dialogut dhe krijimit të entitetit autonom serb, si dhe humbjes së aseteve strategjike për zhvillim ekonomik nëpërmjet privatizimit neoliberal”, ka deklaruar Vraniqi. Në këtë kontekst, Vraniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! ka hyrë në bisedime me opozitën për interes të Kosovës e jo për poste ministrore. “Lëvizja Vetëvendosje! ka hyrë në këto bisedime për interes të Kosovës. Ne nuk kemi diskutuar për poste, por për parime, për ndalim të së keqes, për shtetndërtim, për zhvillim. Prandaj, prioritet këtu është të dalë Kosova fituese”, është shprehur Vraniqi.

I pyetur se a mund të dështojë blloku opozitar për ta formuar qeverinë, në rast se nuk dakordohen për t’i përkrahur kushtet e Vetëvendosje!-s, Vraniqi ka thënë se e rëndësishme është që në Kosovë të kemi një qeverisje e cila do ta zhvillonte shtetin. “Kosovës nuk i duhet qeveria e re veç sa për t’i ndërruar partitë në të, por i duhet qeveri e re me qeverisje të re, qeverisje për bërjen e shtetit dhe zhvillimit ekonomik të saj. Pra, e rëndësishme është të bëhet qeveri e re që me qeverisje të re e jo qeveri e re me keqqeverisje të vjetër”, ka thënë Vraniqi.

Ndërkaq politologu Belul Beqaj në një intervistë për “Epokën e re” dhënë të mërkurën ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! nuk ka nevojë të lëshoj pe në raport me kriteret të cilat ia ka parashtruar bllokut opozitar. “Nuk ka nevojë të lëshojë pe. Duhet të korrigjohen gabimet e bëra. Çështje tjetër është se sa ka hapësirë për këtë dhe sa është e gatshme Serbia të kuptojë se për Kosovën sot nuk vendos një njeri siç ishte z. Thaçi, por subjektet që legjitimitetin e fituar nga qytetarët po dëshirojnë ta zbatojnë si duhet”, ka deklaruar Beqaj, duke shtuar se nëse LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk i pranojnë këto kushte, qysh nesër do të jenë në opozitë.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit