8.6 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Vritet futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleurs

Futbollisti i Afrikës së Jugut dhe Kaizer Chiefs, Luke Fleurs, është vrarë në një incident të vjedhjes së makinës në Johannesburg.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të një prej lojtarëve tanë, Luke Fleurs,” thuhet në njoftimin e klubit të Chiefs.

“Ne përcjellim ngushëllimet tona të përzemërta për familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, shtoi klubi në deklaratë.

Sipas policisë së Afrikës së Jugut, incidenti ndodhi në një pikë karburanti në Honeydeë, një periferi veriore e Johannesburg, të mërkurën në mbrëmje.

“Të dyshuarit ia drejtuan armën e zjarrit dhe e nxorën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë së Gauteng, nënkoloneli Mavela Masondo.

Pas të shtënave, një i dyshuar u largua me makinën e Fleurs i ndjekur nga një bashkëpunëtor.

24-vjeçari u dërgua në një spital aty pranë ku u shpall i vdekur pas mbërritjes, shtoi policia.

Fleurs ishte një futbollist i ri premtues që përfaqësoi Afrikën e Jugut në nivelin U-23 dhe ishte pjesë e ekipit të Lojërave Olimpike Verore të Tokios në 2021.

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Janis Joplin, zëri i shpirtit rebel që ndryshoi historinë e rock-ut

Janis Joplin, e lindur më 19 janar 1943 në Port Arthur të Teksasit, mbetet një nga figurat më ikonike dhe më të fuqishme të...

Bashkimi triumfon në Vlorë, mposht Flamurtarin në Ligën Unike të femrave

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke triumfuar me rezultat 58-66, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Unike...

Lajmet e Fundit