Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale në Prizren, togerit Shaqir Bytyçi, rasti është raportuar rreth orës 23:00.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, është raportuar për një zjarr. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit, të cilët së bashku me njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën ‘Janina’ në Prizren. Flakët kishin përfshirë një shtëpi banimi. Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin, mirëpo dëmet materiale janë të konsiderueshme. Të lënduar në njerëz nuk ka pasur”, ka deklaruar Bytyçi.
Policia po merret me hetimin e shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
