14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Zyrapi thotë se komandantët e zonave merrnin veprime të pakoordinuara me Shtabin e Përgjithshëm

Dëshmitari Bslim Zyrapi, duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues e përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe tha se ishte problem për Shtabin e Përgjithshëm për fakti se komandantet e zonave merrnin veprime pa koordinim dhe këshillim prej këtij organi gjatë 1998-ës.

Një prej rasteve të tilla, dëshmitari tha se është edhe rasti në Fshatin e Ri (Ballaqefc) në mihjen sipërfaqësore ku pretendohet se ishin ndaluar disa minator serbë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Edhe sulmi që është bërë në Ballaqefc është bërë pa lejen e shtabit dhe pa dritën e gjelbër të drejtorisë operative. Ka ndodhur, nuk e di a ishte gushti a cili muaj që është bërë sulmi në Ballaqefc në mihjen sipërfaqësore ku komanda e zonës nuk ka kërku një pëlqim për një veprim të tillë”, tha dëshmitari duke shtuar se kishte edhe raste të tjera por që nuk i kujtohen.

Gjatë pyetjeve të gjyqtarit Barthe, dëshmitari pohoi se Gjykata Ushtarake u krijua për të trajtuar çështjen e kolaboracionistëve. Më pas ai u pyet se a e dini ndonjë rast që kjo gjykatë ka trajtu çështje të civilëve dhe jo vetën të ushtarëve të UÇK-së.

“Atë duhet ta din Sokol Dobruna se unë nuk jam marrë me atë çështje. Çka kam mujtë kam jep këshillat e mija dhe mbështetje për mbarëvajtjen dhe sigurinë por nuk e di. Nuk kam pas kompetencë për atë punë”, tha Zyrapi.

Pas kësaj, dëshmitari u pyet se si ka pasur mundësi Azem Syla që ta mbikëqyrë sektorin juridik të Shtabit të Përgjithshëm kur pjesën më të madhe të kohës ai ishte në Shqipëri e po ashtu kur Dobruna nuk ishte i disponueshëm për këtë punë.

“Zëvendësit. Zëvendësit punojnë dhe e mbikëqyrin këtë sektor. Të dy (Jakup Krasniqi dhe Sokol Bashota) e kanë pasur, po më shumë ka qenë zëvendës Jakup Krasniqi”, tha dëshmitari Zyrapi.

Dëshmitari tha se përgjegjës për drejtorinë e Policisë Ushtarake konkretisht pas formimit të saj ka qenë Fatmir Limaj. Ai shtoi së më herët nuk ka figuruar kjo drejtori dhe se Famir Limaj ka qenë drejtori i parë.

“Para se të bëhej drejtor i drejtorisë së Policisë ushtarake ka qenë komandant i Brigadës 121”, tha tutje Zyrapi për Limajn.

Më pas, Ben Emmerson i cili është avokat në ekipin mbrojtës të Veselit kërkoi që të flas për një çështje pa praninë e dëshmitarit.

Pas kësaj, dëshmitari u kthye në sallën e gjyqit për të iu përgjigjur pyetjeve sqaruese të gjyqtarit Barthe lidhur me rolin e Thaçit, njësisë speciale të UÇK-së etj. të cilat veçse ishin diskutuar më herët në sallën e gjyqit.

Dëshmitari Zyrapi ka përfunduar dëshminë e tij për ditën e sotme për të vazhduar edhe nesër.

Ndryshe, Ben Emmerson kërkoi për veprimet që synohen të merren gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit për çka kryegjyqtari Charles Smith III tha se shpresojnë që të përfundojnë këtë javë me këtë dëshmitar.

Ndonëse, në seancën e se enjtes, dëshmitari është paraparë të dëshmojë vetëm deri në ora 11:00, Smith III tha se Zyrapi i ka thënë që mund të qëndrojë edhe pas pushimit të orës 11:00 për të vazhduar me dëshminë nëse kjo do i ndihmonte procesit dhe përfundimit të dëshmisë së tij aty.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Vdes në moshën 63-vjeçare aktori Chad McQueen

Aktori Chad McQueen, djali i legjendës së Hollivudit, Steve McQueen, ka vdekur në moshën 63-vjeçare. McQueen mori popullaritet në 1984, kur ai u përfshi në...

Ministria e Financave njofton për verifikim për shtesa të fëmijëve

Ministria e Financave ka njoftuar se ka kërkuar informata shtesë për verifikim dhe ri aktivizim të llogarive për shtesa të fëmijëve.   “Në kuadër të programit...

Lajmet e Fundit