11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 1001

Katër fshatra pa ujë në Prizren

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. – Prizren njofton se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, në Stacionin e Pompave në Vermicë, sot duke filluar nga ora 13:15 deri në ora 16:00, do të paraqitet problem me furnizimin e ujit të pijshëm në këto zona: fshati Vermicë, fshati Zhur, fshati Dobrusht dhe fshati Shkozë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se me rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Kurti viziton korrje-shirjet në Malishevë: Djerrina me gurë është bërë arë me grurë – buka jonë, në sofrën tonë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, panë nga afër korrje-shirjen e grurit te fermeri Asman Kryeziu në Malishevë.

Kurti tha se fermeri Kryeziu mbolli grurë në një vend që më herët ka qenë djerrinë e prej së cilës paraprakisht janë nxjerrë 260 metra kub gurë.

“Siç e tha edhe fermeri Asman Kryeziu, djerrina me gurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”.

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione”, shkroi Kurti.

Më tej kurti tha se me prodhimtarinë e shtuar të këtij viti prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, Kosova do ta mbulojë e tejkalojë importin që e ka pasur prej 139 mijë tonë grurë vitin e kaluar.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

0

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun e vitit 1920. Themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ishte një nga vendimet e para të marra në Kongresin e Lushnjës, bashkë me shpalljen e Tiranës kryeqytet.

Koleksioni historik i BKSH i ka fillimet që në vitin 1917. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në 1917. Në 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej  6000 vëllimesh. Sot  koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.

Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist.

Ndryshimet demokratike të viteve ’90 të shekullit XX mundësuan edhe ndryshimin e politikave të Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore me kufizime të skajshme në dhënien e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të caktuara të literaturës, tani BKSH është krejtësisht e hapur për publikun e gjerë.

BKSH është qendra arkivore e të gjitha botimeve duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar./ATSh

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Oborret e shkollave në Prizren, parkingje për mërgimtarët

0

Komuna e Prizrenit ka hapur oborrin e gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe të shkollës “Lidhja e Prizrenit” për parkimin e automjeteve të mërgimtarëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë mirëkuptim edhe në shfrytëzimin e parkingjeve të tjera.

“Për bashkatdhetarët janë vënë në dispozicion dy parkingje pa pagesë brenda qytetit, në gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, tha Lamaj.

Ai kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Prizrenit, të cilët e shfrytëzojnë më shumë se një ditë parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë dhe parkingun përgjatë rrugës “Nuredin Shala”, që t’i tërheqin automjetet vullnetarisht në mënyrë që t’u mundësohet mërgimtarëve që gjatë sezonit të verës t’i shfrytëzojnë parkingjet në këto lokacione deri më 30 gusht 2024.

Komuna e Prizrenit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e mërgimtarëve gjatë pushimeve verore,shkruan albinfo.ch.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Messi dërgon Argjentinën në një tjetër finale të Copa America

0

Kampionia në fuqi, Argjentina, rezervoi vendin e saj në finalen e Kupës së Amerikës, pasi golat e Julian Alvarez dhe Lionel Messi i dhuruan një fitore 2-0 ndaj Kanadasë – në gjysmëfinalen e së martës në New Jersey.

Argjentina do të përballet ose me Uruguain, ose me Kolumbinë, në finalen e së dielës në Florida, një ndeshje që mund të jetë e fundit me ekipin për disa anëtarë të skuadrës, duke përfshirë Messin, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi.

“Le të shijojmë atë që po përjetojmë si ekip kombëtar. Si grup nuk është e lehtë të jesh sërish në një finale, të konkurrosh sërish për të qenë kampion”, tha Messi për TyC Sports.

“Po e jetoj ashtu siç kam jetuar gjithçka kohët e fundit: duke e shijuar shumë dhe duke qenë i vetëdijshëm, siç ndodh me Fideo (Di Maria) dhe Ota (Otamendi), se këto janë betejat e fundit”.

Argjentina ka fituar një rekord  prej 15 titujsh të Kupës dhe ka arritur në finale gjashtë herë në tetë edicionet e fundit, por Kanadaja u shkaktoi atyre probleme reale.

Në 20 minutat e para, Jacob Shaffelburg gjuajti dy herë nga pozicionet premtuese.

Megjithatë, pasi e mposhti presionin, Argjentina kaloi në avantazh, kur Rodrigo De Paul luajti përmes Alvarez, i cili u fut në mes dy mbrojtësve për të shënuar në minutën e 22-të.

Argjentina, fituese e Kupës së Botës 2022 dhe numri një në renditjen e FIFA-s, gradualisht mori kontrollin dhe Messi pati një shans për të dyfishuar epërsinë e tyre në minutën e 44-të, kur krijoi hapësirë  me disa lëvizje përpara se të godiste gjerësisht.

Messi kishte luftuar me një dëmtim të muskujve më herët në turne, por u shfaq i rigjallëruar në një mbrëmje të nxehtë dhe të lagësht në stadiumin MetLife.

Ai shënoi golin e dytë të Argjentinës në minutën e 51-të.

Kështu, duke vulosur arritjen në një finale të radhës.Albanian Post 

Dëshmitari Zyrapi thotë se ngjarja në Rahovec s’kishte të bënte me Shtabin e Përgjithshëm

0

Dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Bislim Zyrapi, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Derisa po fliste për ngjarjen në Rahovec, në të cilën kishte luftime dhe pretendohet se disa civilë serbë ishin rrëmbyer, Zyrapi tha se ajo nuk kishte të bënte me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Dëshmitari po merret në pyetje nga avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, i cili u fokusua tek ngjarja në Rahovec për çka Zyrapi tha se kur kishte shkuar aty ngjarja tashmë kishte përfunduar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Po ashtu, tha se as ai dhe as Selimi nuk ishin në dijeni për këtë plan përpara se të fillonin luftimin në Rahovec.

Më pas, Roberts pyeti dëshmitarin se a është e drejtë të thuhet se diskutimi që ka mundur të zhvillohet lidhur me mundësinë teorike të zhvillimit të operacioneve, ishte shumë larg të zhvillimit faktik të një operacioni asaj kohe. Për çka, dëshmitari u përgjigj ‘po e saktë’.

I pyetur nëse anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ose të Drejtorisë Operative ishin të mendimit që kjo nuk ishte diçka që UÇK-ja mund ta bënte asaj kohe.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Po, kam folur në bisedën që kemi bë në Drejtorinë Operative në atë kohë, ishin në të njëjtin mendim se njësitë nuk janë hala të gatshme në operativë për këto veprime dhe duhet të punohet në këtë drejtim”, tha Zyrapi.

“(Ishte mendimi) i zotëri Selimit, i Bashotës, i imi, Agimit (Qelajt), që ishim në këtë drejtori e që punojshim bashkë”, tha ai.

Roberts vazhdoi duke i thënë dëshmitarit se për ZPS-në ai kishte thënë se kur ka shkuar në Rahovec iu kanë thënë se luftimet nuk filluan nga Shtabi i Përgjithshëm, por vetë nga shtabet lokale.

Po ashtu, dëshmitari kishte deklaruar se pasi kishte shkuar në Rahovec, dikush i kishte thënë atij se aksionet fillestare ishin marrë nga Shtabi lokal i Rahovecit dhe zëvendëskomandanti i këtij shtabi quhej ‘Viktori’, por që emrin e vërtetë e kishte Gëzim Muabazi.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Roberts vazhdoi duke cituar se çfarë kishte thënë dëshmitari për ZPS-së, e që si rrjedhojë shpjegonte se ai kishte treguar se ‘Viktori’ së bashku me një grup ushtarësh ishin futur në Rahovec për të vizituar familjen, por që ishin zbuluar nga forcat serbe të cilat ishin në qytet e që i kanë rrethuar.

Pastaj, ai shpjegoi se sipas dëshmitarit atij iu është thënë se pjesëmarrës në luftime ishin edhe Shtabet tjera lokale të Rahovecit, e që këto luftime më pas janë zgjeruar, duke u kërkuar ndihmë edhe nga njësitë e tjera.

Për këto fjalë që i ishin thënë atij lidhur me këtë ngjarje, dëshmitari Zyrapi tha se nuk ka mundur të dyshojë në vërtetësinë e tyre.

“Nuk kam mujtë të dyshoj. Unë e kam pyet komandën edhe masanej të Shtabit lokal që kanë qenë bashkë me ato dhe pastaj këtë e kam vërtetu nga bisedat e këtyre kolegëve të tjerë të këtij shtabi dhe kështu që nuk dyshoj”, tha Zyrapi, duke shtuar se kështu ia kishin shpjeguar anëtarët e Shtabit lokal të Rahovecit se si kishin filluar luftimet atje.

Zyrapi shtoi edhe se pas luftës kur ka biseduar me disa anëtarë të komandës së atij Shtabi, të njëjtat fjalë ia kanë thënë çdo herë.

Pos kësaj, ai shtoi se kishte forca të mëdha serbe gjatë kësaj kohe duke përfshirë këmbësorinë dhe atelierinë, e që u detyruan shumë shqiptarë të largoheshin nga Rahoveci.

“Përafërsisht, ajo vetëm brenda përbrenda para se të fillojë kjo i ka pas diku afër 1 mijë trupa brenda Rahovecit në tërësi si komunë dhe kanë ardhur nga drejtimet tjera njësitë. Nga drejtimi i Gjakovës dhe nga i Prizrenit diku llogaritet që kanë ardhur edhe 1 mijë tjera. Në përgjithësi diku 2 mijë trupa përafërsisht kanë qenë në drejtim sulmi me armët e tyre dhe me përcjelljen e artelirisë së rëndë ose armëve të rënda që i kanë përdorë në atë kohë”, tha tutje Zyrapi.

Zyrapi tha se qëndron fakti se e kishte parë Rexhep Selimin dhe Sokol Bashotën që ishin duke ndihmuar në ngritjen e vijave të mbrojtjes. Ai tha se është e saktë të thuhet se ishte Selimi që e informoi se çfarë po përpiqeshin të bënin.

“Disa ditë kemi qenë aty deri sa e kemi forcu vijën e mbrojtjes. Faktikisht i kemi pas katër a pesë sulme të forcave serbe që kanë tentu të depërtojnë këtë vijë të frontit. Muj me të thanë që katër ditë apo pesë të mira kemi qenë, mos edhe më tepër”, tha Zyrapi tutje.

Sipas avokatit Roberts, dëshmitari i kishte thënë ZPS-së që nuk e dinte që ishin kapur civilë serbë gjatë kësaj kohe sepse kishte qenë në vijën e frontit dhe nuk ka pasur kohë që të shikojë për këto gjera për shkak se i është dashur që të shkojë edhe në vijat e tjera të frontit.

“Po është shumë e saktë”, u përgjigj dëshmitari, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë lloj informacioni të tillë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Roberts gjithashtu njoftoi se pyetjet e tij pritet të përfundojnë përpara pushimit të drekës.

Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III dha një urdhër me gojë lidhur me një listë të provave materiale, për të cilën ZPS-ja kishte kërkuar të ndryshohet, ndërsa mbrojtja e Thaçit përjashtimin e tyre.

“Trupi gjykues rikujton se më 24 maj 2024 i kemi informuar palët dhe pjesëmarrësit që do të lëshonte një vendim procedural mbi kërkesën e ZPS-së për të ndryshuar listën e provave materiale dhe mbi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për përjashtimin e materialeve. Pasi Paneli i Gjykatës së Apelit të kishte nxjerrë vendimin e vet mbi çështjet që rridhnin nga vendimi i gjykatësit të vetëm që autorizonte masat hetimore. Trupi gjykues ka vërejtur se Paneli i Gjykatës së Apelit e ka nxjerrë vendimin e vet më 4 korrik 2024. Trupi gjykues rikujton se mbrojtja e Selimit, mbrojtja e Veselit, mbrojtja e Krasniqit kanë kërkuar një përcaktim të seancave informuese për ta përbërë parashtrimin sipas rregullës 138 lidhur me materialin në fjalë dhe me kërkesën e ZPS-së dhe atë të mbrojtjes së Thaçit”, tha Smith III.

Lidhur me këtë, Charles Smith III përcaktoi afatet kohore se kur mbrojtja duhet t’i bëjë parashtrimet e veta si dhe kur ZPS-ja duhet të bëjë përgjigjet e saj në këto parashtrime.

“Nëse mbrojtja dëshiron që të parashtrojë parashtrimet e veta lidhur me këtë vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, mbrojtja urdhërohet që ta bëjë këtë jo më vonë se 16 korriku 2024; çdo përgjigje ndaj këtyre parashtrime duhet të bëhet jo më vonë se 22 korriku 2024. Kundërpërgjigjet tjera nuk do të pranohen. Këtu mbyll urdhrin me gojë”, tha Smith III.

Avokati i Thaçit, Mishetiq kërkoi sqarim nëse do të përfshihet edhe mbrojtja e Thaçit në këtë, mirëpo gjykatësi foli pa mikrofon dhe nuk u dëgjua.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Moti sot: Me diell e temperatura deri në 36 gradë

0

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin në mes 17 dhe 20 gradë Celsius, kurse maksimalet prej 33 deri në 36 gradë.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 16-38 km/h.

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve përballë Santa Coloma

0

Ballkani ka fituar 2-1 me Santa Coloma në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar.

Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.

Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë.

Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.

Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, por tani si vendas, duke synuar që të mbyllë kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/