Home Blog Page 1028

Prizreni shënon 248-vjetorin e pavarësisë së ShBA-ve

0

Sot, u festua 248 vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këndin Amerikan në Prizren dhe siç e do tradita kremtimin e filloi me hedhjen e topit – kryetari Shaqir Totaj, së bashku me mësuesen e anglishtes, Jennifer Musser nga Seattle.

Me këtë rast mysafirët panë dhe ekspozitën “Le ta eksplorojmë Amerikën përmes printimeve 3D”, të realizuara enkas për këtë ditë në hapësirën krijuese të Këndit Amerikan.

Profesori amerikan Tristan Hicks foli për Virxhinian Perëndimore, Profesoresha Jennifer Musser shpjegoi për Seattle, ndërsa vullnetarët e Korpusit të Paqes treguan karakteristikat e shteteve nga vijnë: Texas, Kolorado, Maine, Ohio dhe Kalifornia.

Sipas traditës, u pre dhe torta me Flamurin e SHBA-ve si shenjë respekti për miqësinë e përhershme me Amerikën. /PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Xhaka para ndeshjes me Anglinë: Besojmë në forcat tona

0

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka e pranon se sfida me Anglinë, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson në forcën e skuadrës së tij.

Anglia dhe Zvicra do të ndeshen të shtunën në Dyseldorf në kuadër të çerekfinales së Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Kapiteni i Zvicrës në një intervistë për ‘20min.ch’, thotë se i njeh shumicën e lojtarëve të Anglisë nga koha kur ai ishte pjesë e Arsenalit.

“Anglia ka shumë më shumë lojtarë se kombet e tjera që luajnë në ligën e tyre vendase. Kjo bën që për mua të jetë e veçantë, pasi gjatë kohës sime në Premier Ligë kam luajtur kundër shumë prej tyre disa herë”, ka thënë Xhaka.

“Është një ndeshje eliminatore si çdo tjetër. Ne kemi vetëbesim dhe jemi të fokusuar në forcat tona, pavarësisht kundërshtarit”, ka theksuar Xhaka.

Ndeshja Angli-Zvicër fillon në orën 18:00.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Roni Gashi vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ardhshëm

0

KF Liria ka bërë të ditur se Roni Gashi do të vazhdojë kontratën edhe për sezonin 2024-2025.

Gashi ka treguar vazhdimisht profesionalizëm dhe përkushtim në fushë, duke qenë një shembull i shkëlqyer për bashkëlojtarët e tij, çka ka bindur klubin për vazhdimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm.

“Pas paraqitjeve solide dhe kontributit të tij gjatë sezonit të kaluar, ne jemi të bindur se Roni do të vazhdojë të jetë një forcë e rëndësishme në ekipin tonë.

Gashi ka treguar vazhdimisht profesionalizëm dhe përkushtim në fushë, duke qenë një shembull i shkëlqyer për bashkëlojtarët e tij, çka ka bindur klubin për vazhdimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm.

Vigjilent në vijën e fundit të mbrojtjes dhe me një sy të mprehtë për pasime drejt sulmit për të shtyrë lojën përpara, janë ndër virtytet e Ronit që do të jenë me rëndësi vitale për ne”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bislim Zyrapi thotë se Drejtoria Politike e udhëhequr nga Thaçi nuk kishte të bënte me çështje ushtarake

0

Dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se Drejtoria Politike merrej me aspekte ndërkombëtare dhe politike, ndërsa ajo ushtarake kishte të bënte vetëm me çështje ushtarake.

“Nuk është ndarë shtabi i përgjithshëm në dy grupe, por pjesa politike është ndarë të veprojë me aspektet ndërkombëtare dhe me ndërkombëtarët, si me vëzhguesit që ishin në Kosovës, si me OSBE-në, si me të gjithë të merrej kjo drejtori dhe ky grup i pjesës politike, kurse çështja ushtarake është çështje ushtarake dhe të merret me çështje ushtarake”, ka thënë Zyrapi, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Luka Mishetiq.

Zyrapi ka theksuar se grupi politik merrej me negociata dhe nuk përfshihej në çështjet ushtarake, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kino Lumbardhi në Berlin, pjesë e simpoziumit “Cinema of Commoning”

0

Ekipi i Fondacionit Lumbardhi, prej 4 deri me 7 korrik, do të qëndrojë në Berlin, ku do të marrë pjesë në simpoziumin e “Cinema of Commoning”, me nikoqir Sinema Transtopia.

Sipas njoftimit të nikoqirëve, në këtë organizim mblidhen kinematë nga vendet e ndryshme të botës për diskutime frymëzuese, shfaqje filmash por edhe shoqërim e argëtim.

“Ky është një rast unik për të shkëmbyer ide, për të ndërtuar miqësi dhe për të krijuar lidhje me kinematë alternative nga mbarë globi”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të simpoziumit.

Aty theksohet se temat që do të shqyrtohen janë kinemaja si hapësira sociale, financimi ndërkombëtar, cenzura dhe politika, praktikat e arkivit dhe edukimi filmik, raporton Telegrafi.

Ndërsa Fondacioni Lumbardhi ka bërë të ditur se ky program në Berlin bën bashkë përfaqësues të kinemave të ndryshme nga bota që do të shkëmbejnë përvoja, rrjetëzohen dhe të ndërtojnë së bashku hapësirë për dije, informimin dhe aktivizim të nismave të ndryshme të kinemave në shek. XXI.

“Përmes bisedave hibride, ky simpozium synon të krijojë dhe propozojë modele të reja për kinema alternative të së ardhmes me kahje nga e përbashkëta dhe me vëmendje të theksuar në qasshmëri, qëndrueshmëri financiare dhe liri artistike”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Përveç prezantimit të Kino Lumbardhit dhe programit të tij, në ditën e dytë të simpoziumit ku shqyrtohet tema “Kinemaja në Veprim, Hapësirat, Komunitetet dhe Solidaritetet”, drejtori i Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, do të jetë pjesë e një paneli me fokus të diskutimit mbi nevojën për hapësirat fizike të kinemasë.

“Për më tepër, kjo bisedë do të eksplorojë rolin e ri shumështresor të kinemasë si një qendër sociale dhe kulturore, duke ofruar gjithashtu hapësira për përfshirje dhe biseda të rëndësishme”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në panelin e titulluar “Kinemaja e Trupëzuar: Pse Ne Kemi (Ende) Nevojë për Hapësirën Fizike të Kinemasë?” marrin pjesë edhe përfaqësues nga kinema të ndryshme si Brixton Community Cinema (MB), Nova (Belgjikë), Metropolis Cinema (Liban) si dhe platforma globale e transmetimit Mubi.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edi Rama sot 60-vjeç

0

Kryeministri Edi Rama i cili lindi më 4 korrik 1964, feston sot 60-vjetorin.

Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe kryeministër që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit, Fikrim Emra

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit të njohur prizrenas, Fikrim Emra.

Ai theksoi se Emra ishte një figurë e rëndësishme në jetën kulturore të qytetit, duke udhëhequr për një kohë të gjatë korin e SHKA “Agimi”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit të njohur prizrenas, Fikrim Emra.

Z. Emra, kohë të gjatë udhëhoqi korin e SHKA “Agimi” dhe kontribuoi në jetën kulturore të qytetit, ndërsa, do ta kujtojmë për shpirtin e tij të këndshëm dhe artistik.

Ngushëllime familjes e miqve si dhe komunitetit të gjerë!”/PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

ShBA-ja feston sot 248-vjetorin e pavarësisë

0

Sot është 248-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.