Home Blog Page 1027

Nata e parë e “Prizren Rock and Blues Festival” hapet me muzikë blues dhe mbyllet me “Power Metal”

0

Nata e parë në edicionin e dytë të “Prizren Rock and Blues Festival” ka filluar me muzikë blues, ka vazhduar me rock dhe është përmbyllur me power metal. Muzikantët nga vendet e ndryshme kanë performuar në skenën e vendosur në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren duke i dhuruar të pranishmëve një mbrëmje me muzikë cilësore.

Të parët në skenë janë paraqitur Henry O’Band që kanë sjellë një aventurë ritmike për në botën e bluesit. “Kemi ardhur nga Finlanda dhe shpresojmë që sonte të argëtohemi bashkë”, ka thënë Henry Ojutkangas duke iu drejtuar publikut të pranishëm, raporton Telegrafi.

Pas tyre Maya Band i përbërë nga muzikantët me përvojë ka ekzekutuar këngët që kanë qenë një përzierje e rockut klasik me atë neo-progresiv, me orkestrim të pastër dhe melodi emocionale.

Ndërsa drejtori artistik i festivalit, Menan Kiseri në këtë edicion ka performuar me Prizren International Band, një grup i përbërë nga muzikantë ndërkombëtarë dhe ata vendor. “Faleminderit që keni pritur deri më tani për Prizren International Band me maestro Menan Kiserin. Mirënjohje edhe për organizatorët që e kanë realizuar këtë festival. Një duartrokitje e madhe edhe prej neve për juve”, ka thënë këngëtari i këtij grupi, Besmir Shishko.

Nata është përmbyllur me grupin Metal de Facto që kanë ekzekutuar power metal për të argëtuar audiencën që ka treguar durimin më të madh për të qëndruar në ITP deri pas mesnate, raporton Telegrafi.

Në programin e natës së dytë parashihet që të paraqiten Dirty Loops, Vlatko Stefanovski, Grupi 403 dhe Sokol Keci.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kontrabandë ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

0
Një 32-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi i janë gjetur në çantë medikamente që po tentonte t’i fuste nga Kosova në Shqipëri në mënyrë kontrabandë.

 

 

Gratë aktiviste të Prizrenit kërkojnë më shumë projekte për fuqizim ekonomik

0

Gratë aktiviste të Komunës së Prizrenit, të premten, gjatë takimit informues në kuadër të procesit për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, kanë kërkuar më shumë projekte për fuqizimin ekonomik të tyre por edhe përmirësimin e infrastrukturës si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në takimin e organizuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, udhëheqësi i këtij dikasteri, Pranverim Berisha ka pohuar se pushteti lokal synon transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në hartimin e dokumenteve të planifikimit dhe se për këtë arsye pret edhe kontributin prej komunitetit të grave. “Kontributi i juaj është i vlefshëm në mënyrë që PZhK-ja të jetë sa më e kompletuar”, ka thënë Berisha, transmeton Telegrafi.

Shpresa Osmanollaj-Krapi nga DUPH-ja ka deklaruar se PZhK-ja është ndër dokumentet më të rëndësishme strategjike që parasheh zhvillimin e Komunës për së paku 8 vitet e ardhshme.

“Prandaj ju inkurajoj që t’i paraqitni sugjerimet e kërkesat që keni lidhur me këtë dokument”, është shprehur Osmanollaj.

Ndërsa, Zejxhan Celina nga Oda e Prizrenit ka theksuar se ka 10 vite që nuk po merret parasysh kërkesa e grave zejtare për një qendër artizanale.

“Kemi kërkuar një lokal në qendër të qytetit që do të shfrytëzohej si atelie për të promovuar punimet artizanale të grave që punojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Celina.

Kuvendarja nga radhët e PDK-së, Ymran Fusha ka pohuar se kjo kërkesë është adresuar tek organet komunale rishtazi dhe se është në shqyrtim. Në të njëjtën kohë ka propozuar që në parkingje të sigurohen vende për gratë shtatzëna dhe me fëmijë të porsalindur.

Esen Kajmakçi ka pyetur se si sigurohet transparenca dhe llogaridhënia gjatë zbatimit të PZhK-së dhe çfarë masash janë paraparë për fuqizimin e grave si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ndërkaq, Shykran Berisha është interesuar nëse ka mbikëqyrje të duhur të ndërtimeve bazuar në lejet që lëshohen nga Komuna e Prizrenit.

Zyrtarët e DUPH-së janë përgjigjur në çështjet e ngritura dhe kanë kërkuar që të gjitha propozimet tjera në raport me PZhK-në të adresohen me shkrim.

Drejtori Pranverim Berisha ka bërë të ditur se takimi me gratë përmbyll fazën e takimeve informuese me qytetarët për hartimin e PZhK-së.

Deri më tani janë mbajtur 15 takime të tilla me hisedarët në lokalitete të ndryshme të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Përballje titanësh sot në EURO 2024

0

5 korriku për shtëpinë me të madhe të futbollit evropian, UEFA do të jetë me plot emocione, dhe jo vetëm për ta.

Sot luhen dy ndeshje të çerekfinales së EURO 2024.

Duke nisur nga ora 18:00, Spanja përballet me Gjermaninë në Stuttgart Arena. Të dyja ekipet janë ndër më të mirat të këtij kampionati.

Nuk na mungojnë emocionet as për ndeshjen e orës 21:00.

Portugalia para vetes ka Francës në Hamburg. Edhe këto skuadra janë po aq të përfolura sa të lartpërmendurat.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rreth 2500 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

0
Policia e Kosovës ka regjistruar gjobat e trafikut për 24 orët e fundit

 

2 mijë e 460 gjoba trafiku janë shqiptuar për një ditë në Kosovë.

Ndërkaq janë regjistruar edhe 26 aksidente me të lënduar e 35 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 20 persona gjatë një dite, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.

Katër të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ky vit pritet të shënojë rekord të rendimenteve të grurit

0

Viti 2024 për sa i përket korrjes së grurit po del të jetë goxha i bereqetshëm. Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, i ka thënë Radio Kosovës se ky vit, në krahasim me vitet e tjera, do të ketë rendimente shumë më të mira.

 “Rezultatet e korrje shirjeve është e vështirë t’i themi por është fat që këtë vit kemi me pasur rendimente shumë më të mira krahasuar me vitin e kaluar, për arsye se vitin e kaluar nuk kemi pasur fat të mirë për shkak të të reshurave të shumta gjatë tërë vitit, dhe që për pasojë, nuk ka pasur rendimente të duhura”, ka thënë Demelezi.

Edhe profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, konsideron se prodhimtaria e grurit, sivjet është dukshëm më e lartë.

“Prodhimtaria e grurit këtë vit është më e mirë, qoftë për sasi të prodhimit, qoftë për cilësi. Tani korrjet kanë filluar edhe në rrafshin e Kosovës. Unë isha prezent në disa sondazhe në Komunën e Lipjanit dhe prodhimtaria ishte diku 6 deri në 7 tonë, që do të thotë dukshëm më e lartë në raport me vitet e kaluara”, tha Rusinovci për Radio Kosovën.

Pritjet për rendimente më të larta këtë vit i ka shprehur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një postim në Facebook, ku ka thënë se ky vit po shënon rendimente rekord të pasluftës pothuajse në çdo kulturë bujqësore, me theks të veçantë në drithëra.

Vitin e kaluar kanë qenë 100 mijë hektarë me drithëra ku 66 mijë hektarë ishin me grurë. Kosova nuk i mbulon të gjitha nevojat e qytetarëve me grurë.

Sot mot me diell, por nuk mungojnë as vranësirat

0
Sot në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 24 deri në 28 gradë Celsius.

Ndërkaq, erë do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi nga 1 deri në 6 m/s.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Dhëndrri i Kosovës” dënohet nga UEFA me dy ndeshje moslojë

0

Futbollistit të Turqisë, Merih Demiral, i ka kushtuar mënyra e festimit të dy golave kundër Austrisë.

Gazeta e njohur gjermane Bild, raporton se ai është dënuar me dy ndeshje moslojë, kështu duke humbur ndeshjen çerekfinale kundër Holandës.

Festimi i 26-vjeçarit, me simbolin e “Ujqërve gri”, e cila është një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë turk, e cila është monitoruar prej vitesh nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.

Federata turke e futbollit, deklaroi se nuk janë në dijeni lidhur me vendimin.

Por, se megjithatë, do të ketë një afat të mbrojtjes deri të premten në mëngjes për të paraqitur argumentet kundër kësaj ndalese.

Mesazhet politike janë të ndaluara gjatë Kampionatit Evropian.

Merih Demiral, ndryshe njihet se është “Dhëndërr i Kosovës”.

Ai është i martuar me modelen me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku.

Të dy janë prindër të dy djemve.

Ndryshe nga UEFA me dy ndeshje moslojë ishte dënuar edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Kjo pas ofendimeve që i kishte bërë ndaj serbëve dhe maqedonëve, pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Vdiq gjeniu, por jeton gjenialiteti i veprave të tij

0

Shkruan: Hajdar Mallaku

Më dridhet dora kur shkruaj për vdekjen e Ismail Kadaresë. Do të doja dhe unë si të tjerët që të jetonte më gjatë. Ishte vdekje me moshë dhe me rend, por e dhimbshme për mbarë kombin shqiptar. Jemi mësuar të na gëzojë vazhdimisht me krijime të reja, me fjalën e artë e me këshillat e urta. Jemi rritur me të, ai duke shkruar e ne duke lexuar. Por vdekja është mizore.

Vdiç gjeniu i letrave shqipe, por do të jetojë gjenialiteti i veprave të tij. Ishim të panjohur dhe na bëri të na njohë bota. Ishim të vegjël e na bëri të mëdhenj. Ishim të humbur në shtresat e nëntokës e ai me durimin e një arkeologu, hoqi kokërr për kokërr dheun e harresës dhe me durim, me guxim e dije, zbërtheu mite, legjenda, balada, gojëdhëna, fakte të fshehura të historisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotit, ligje kanunore e vlera të tjera të arta të etnitetit tonë kombëtar dhe ia prezentoi botës.

Proza, poezia (që sipas tij ishte stacioni i fundit), eseja, kritika, intervistat, bisedat, mendimet filozofike, komentet e çdo krijim tjetër (me përjashtime të vogla që i ka pranuar dhe vetë) ishin krijime dinjitoze që i jetojnë kohës.

Hamendeshim ne si foshnje kah të ecim: kah Lindja a kah Perendimi. Na mori për dore të na drejtojë kah Perendimi (sado që bëmë naze dhe u përlotën disa), se “Dielli lind andej kah perëndon”. Kështu thoshin Rilindasit, kështu thoshte dhe ai.

E kishim në ballë kur flisnim me botën, prandaj dhe bota e pranoi në gjirin e saj. E pranuan Akademi prestigjioze, mori çmime e mirënjohje, e vlerësuan lartë mendjet më të ndritura të botës, madje dhe armiqtë e kombit tonë dhe të tij.

E fajësuan se ishte shkrimtar i oborrit. Po oborri kishte bërllok ideologjik dhe duhej pastruar nga brenda. Nga jashtë duhej t’i bije me kokë murit. E koka duhej ruajtur. E haje burgun, ose e prekje majen e plimbit. Duhej lavduar disa herë pushtetin për ta goditur një herë e mirë dhe atë në mënyrë alegorike, me tema të largëta dhe figuracion adekuat.
E fajësuan se ishte jokamunikues, se fliste pak. Ai foli me ne shqip 88 vjet dhe me botën në 45 gjuhë. Nuk i mjaftuan fjalët që kishte fjalori, por krijoi fjalë të reja kuptimin e të cilave nuk e kontestoi askush.

E fajësuan se ishte mendjemadh dhe elitar. Po sikur të ishte mendjevogël!? Me siguri edhe ne do të ishim më të vegjël… Çka do të bënim ne si komb i vogël dhe i pazë. Atë nuk e dehu madhështia.

E fajësuan se kërkoi azil në Francë. Proceset demokratike duheshin shpejtuar se edhe një ditë në ferrin komunist ishte i tepërt. Ai shkoi në vendin e demokracisë, të kulturës dhe artit për të treguar se është qytetar i botës, si Gëte, Mojsiu, Shën nënë Tereza. Lumi i vogël nuk e rrit peshkun e madh. Prej atje kontriboi edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën.
Sot, kur po shkunden vlerësimet për të, atë nuk mund ta ulim në piadestalin e kurdisur të secilit. Ai qëndron fort si Ante në piadestalin që e ndërtoi vetë.

E ata që folën keq, me tendencë, që shpifën, që gjelozuan e hëngshin gjuhën e tyre! Iu thaftë fjala në gojë! Dielli shkëlqen e nuk përlyhet.Kadare kombin shqiptar e la më mirë se kurrë. Jo në nivelin e pritur, por duhet të punojmë.

Urojmë që mësuesin e madh ta trashëgojnë nxënës të mëdhenj, se letërsia e tij do të jetë bazë që të riprodhojë letërsi të re si veprat e shkrimtarëve të mëdhenj: Homerit, Dantes, Shekspirit etj.

Ngushllime familjes, ngushllime kombit shqiptar. Pushoftë me madhështi në Panteonin shqiptar…