Mbrëmë u mbajt edicioni i 35-të i festivalit të këngës “Zambaku i Prizrenit”, ku këngëtarja shkodrane, Saviana Vjerdha, u shpall fituese. Sallë e mbushur plot në Kino “Lumbardhi” priti me entuziazëm këtë ngjarje tradicionale të këngës së vjetër qytetare.
Para fillimit të performancave, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mbajti një fjalim rasti duke e cilësuar këtë festival si një perlë të festivaleve që organizohen në qytetin e kulturës dhe traditës.
Pas performancave të këngëtarëve pjesëmarrës, të shoqëruara nga orkestra nën dirigjimin e kompozitorit të mirënjohur Shpëtim Saraçi, juria profesionale e festivalit përzgjodhi fituesit. Çmimi i parë i takoi këngëtarit Arianit Hoxha me këngën “E vetmja dashuri”. Vendi i dytë shkoi për Liridon Sadriun me këngën “Lulëkuqja e Kosovës”, ndërsa vendi i tretë për Endrit Rexhepin me këngën “Aroma jote”. Teksti më i mirë u përzgjodh ai i këngës “Lulet e Kosovës”, interpretuar nga Krenare dhe Rrezarta Dushi.
Saviana Vjerdha fitoi çmimin për interpretimin më të mirë dhe çmimin kryesor me këngën “Këngë rruge”. E emocionuar nga suksesi, ajo u shpreh se ishte befasuar nga fitorja.
Festivali u vlerësua si një nga më të suksesshmit nga organizatori Festim Bytyçi nga SHKA “Agimi”. Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, gjithashtu u mahnit nga madhështia e këtij eventi. Performancat u mirëpritën nga publiku i pranishëm në Kino “Lumbardhi”./Tv Prizreni
Marketing
Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit