FC Liria ka shpallur me entuziazëm fillimin e sezonit të ri 2024/25 në Ligën e Parë të Kosovës, me synimin për t’u rikthyer në elitë, raporton PrizrenPress.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të dielën, më 18 gusht, në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku do të përballen me KF Trepça nga Mitrovica në ora 17:00.
“Prizren, a jeni gati për sezonin e ri, 2024/25? Këtë fundjavë fillon rrugëtimi ynë në Ligën e Parë të Kosovës, me qëllimin kryesor rikthimin në elitë. Klubi ka punuar fort në këto muajt e fundit për një konsolidim sa më të mirë, si financiar ashtu edhe në aspektin sportiv”, thuhet në njoftim.
“Të dielën, më 18 gusht nga ora 17:00, rikthehemi në “Përparim Thaçi” në ndeshje zyrtare. Në Prizren presim ekipin mitrovicas, KF Trepça”, njofton klubi i Lirisë duke bërë thirrje që përkrahja e secilit tifoz bardhezi do të ishte e mirëseardhur dhe një motiv shtesë për lojtarët tanë./PrizrenPress.com
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit