“Dardanët” triumfojnë në Lituani, shkëlqen Zhegrova

Kosova e ka mposhtur Lituaninë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve me rezultat 1-2.

“Dardanët” e morën epërsinë qysh në minutën e 20-të, ku Edon Zhegrova shënoi gol mjaft të bukur.

Lituania shënoi në minutën e 34-të, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, e për më shumë nuk patën forcë të bënin në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova shënoi sërish, ketë herë me Ermal Krasniqin, i cili e shënoi golin e parë me fanellën e “Dardanëve”.

Ndërsa, pas një gabimi të portierit Saipi, Lituania ngushtoi epërsinë në 1-2, e që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës nga tri ndeshje në Ligën e Kombeve, ku ka gjashtë pikë dhe pozicionohet e dyta, teksa vendin e parë e ka Rumania, e cila sonte luan me Qipron, e Kosovës do t’i shkonte për shtati një barazim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit