Rahovec: Ndahet nga jeta Sanije Haxhiu, nëna e tre luftëtarëve të lirisë

Sanije Haxhiu nga Drenoci i Rahovecit, nëna e tre luftëtarëve të lirisë, ka ndërruar jetë. Ajo ishte gruaja e Avdyl Sherif Haxhiut dhe rriti fëmijët e saj në një mjedis të përkushtuar për atdheun.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu pikëllimin e tij për këtë humbje të madhe. “Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sanije Haxhiut nga Drenoci (bijë nga Ratkoci), gruaja e Avdyl Sherif Haxhiut dhe nëna e luftëtarëve të lirisë: Sherifit, Minirit dhe Muharem Haxhiut. E ndjera ishte një nënë e fortë dhe e përkushtuar, e cila rriti dhe edukoi bijtë e saj që u rreshtuan në rrugën e sakrificës për atdheun. Humbja e saj lë një boshllëk të madh, por trashëgimia e saj mbetet një frymëzim për të gjithë ne”, tha ai.

Latifi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Haxhiu, farefisit dhe të gjithë atyre që e njihnin dhe e vlerësuan Sanijen./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit