9.8 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Kremtohet `Darka e Lamës` në Gjonaj të Hasit

Në Gjonaj të Hasit të Prizrenit në Ditën e Bereqetit u gatua flija e përmasave më të mëdha të mundshme. Për përgatitjen e saj, janë dashur katër orë. E në kremtimin e kësaj festë të lashtë, morën pjesë mysafir të shumtë.

Në Has të Prizrenit pati festë. Për herë të dytë në këto anë u kremtua “Dita e Bereqetit”.

Kjo festë e lashtë deri më tani ishte kremtuar vetëm në familjet hasjane, por disa banorë të Gjonajve, menduan që kjo traditë të rikthehet dhe tek brezat e rinj. Si mbretëresha e kësaj dite është menduar flija tradicionale, por jo në përmasa të zakonshme, ajo ishte një “fli gjigante”.

Për ta përgatitur një fli të këtyre përmasave, është dashur që edhe pajisjet e tjera të krijohen ekstra. Saçin për pjekjen e saj e rregulloi i riu hasjan Zeka.

“Dita e Bereqetit”, apo “Darka e Lamës” siq e quajnë hasjanët, synohet ti kalojë kufinjtë e lokales.

E kryetari i Prizrenit që vjen nga Gjonaj, premton se organizime të tilla do të kenë përkrahje edhe më të madhe.

Për “Ditën e Bereqetit” hasjan u angazhuan i gjithë fshati, ku i gatuan ushqimet e njohura të zonës, të cilat i shijuan mysafirët e shumtë që morën pjesë në edicionin e dytë./rtk/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

Lajmet e Fundit