7.5 C
Prizren
E diel, 13 Prill, 2025

Gjetja pa shenja jete e dy personave në Prizren, policia jep detaje shtesë

Sot në Prizren në dy raste të ndara është konfirmuar vdekja e dy personave, 72 e 59 vjeç. Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Shaip Spahiu”, ku është gjetur i vdekur një 72-vjeçar, e tjetri në rrugën “Adem Jashari”, ku është gjetur një 59-vjeçar në rrugë pa ndjenja, e që më pas i njëjti ka vdekur në spital.

Të dyja rastet i ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka theksuar se për të dy rastet, policia ka nisur hetimet.

“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00, në rrugën Shuaip SPAHIU në Prizren është raportuar se është  has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72-vjeçar”, ka thënë Bytyqi.

“Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 ,rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është  has një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i eshte dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Me vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59-vjeçar”, ka theksuar Bytyqi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rruga për në Prevallë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës

Megjithëse sot ka rënë borë, rruga për në Prevallë është e kalueshme, transmeton RTK. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), kishte parashikuar për reshje bore në...

Prizreni fiton Kupën në U14 Perëndim

Skuadra prizrenase, Proton Cable Prizreni ka fituar Kupën e Kosovës U14 Perëndim te meshkujt. Në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Vëllaznimit, 63:49, derisa në finale triumfoi...

Lajmet e Fundit