8 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku të enjten është superderbi mes kampionit, Rahovecit, dhe nënkampionit, Besa Famgasit.

Si Rahoveci ashtu edhe Besa Famgas në fundjavë shënuan fitore të thella në ndeshje ndërkombëtare. Të dy skuadrat janë shumë të motivuara që me fitore të konfirmojnë synimet e mëdha që i kanë këtë edicion.

Në kuadër të xhiros së parë Besa e Rahoveci luajtën ndeshje shumë të fortë në Pejë. Në fund festuan “vreshtarët” që fituan 34:31. Edhe ndeshja e së enjtes, që fillon në ora 19:00, pritet të jetë e fortë dhe e hapur deri në fund. Rahoveci i ka luajtur pesë ndeshje kampionale deri më tani dhe ka pesë fitore. Besa ka katër fitore e një humbje.

Të enjten prej orës 19:00 është edhe ndeshja Prishtina – Llapi. Të mërkurën (nesër) janë ndeshjet Kastrioti – Vjosa (19:00) dhe Vushtrria – Trepça (20:00).

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy...

Patriot Behrami rikthehet në ring sot në Gjermani

Patriot Behrami rikthehet në ring sot në Gjermani. Pas 4 fitoreve me nokaut dhe asnjë humbje, ai synon fitoren e pestë radhazi. Përballë tij do...

Lajmet e Fundit