5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Zjarr i madh në një diskotekë në Prizren, nuk raportohet për të lënduar

(I plotësuar) Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

I njëjti bëri të ditur se përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka të lënduar.

“Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë. Dëmi material është shumë i madh por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Pasi që të shuhet zjarri do të bëhet edhe ekzaminimi i vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”, tha Bytyqi. /Telegrafi/


Digjet një disktotekë në Prizren

Në orët e hershme të mëngjesit një diskotekë në Prizren ka marrë flakë.

Ende nuk dihet shkaku, transmeton Klankosova.tv.

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit