33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa prej fshatrave të saj.

Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, së bashku me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, ka zhvilluar takime në terren me banorët e fshatrave Ngucat, Temeqinë, Bellanicës dhe Bardhit, ku ka dëgjuar nga afër nevojat dhe propozimet e tyre.

“Qëllimi ynë është i qartë, të investojmë aty ku ka më së shumti nevojë, aty ku vet qytetarët na tregojnë. Buxheti nuk është thjesht një dokument, është plani ynë i përbashkët për të ardhmen”, deklaroi Kastrati, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në vendimmarrje. Ai theksoi gjithashtu se, pas katër vitesh investimesh të përqendruara në qytet për shkak të nevojave emergjente, prioritetet do të zhvendosen drejt fshatrave në vitet në vijim.

Në këto takime, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, prezantoi parametrat kryesorë të qarkores buxhetore për vitin 2026.
“Buxheti i planifikuar për Komunën e Malishevës arrin rreth 22 milionë euro, nga të cilat mbi 5.2 milionë euro janë të dedikuara për investime kapitale. Duke shtuar të hyrat vetanake, synojmë që shuma e investimeve kapitale të arrijë deri në 6 milionë euro. Por më e rëndësishmja është që këto investime të pasqyrojnë realisht prioritetet e qytetarëve, prandaj jemi këtu, për t’i dëgjuar nga afër”, tha ai.

Më pas, gjatë këtyre takimeve, janë dëgjuar kërkesat e qytetarëve, varësisht nga vendbanimi i tyre, ndërsa qytetarët mendojnë më shumë në vazhdimin e investimeve në infrastrukturë në përgjithësi, sikur rrugë, kanalizime, ndriçim publik, trotuare, por edhe në fushën e bujqësisë si dhe fusha tjera, duke krijuar lehtësi për zhvillim./PrizrenPress.com

Marketing

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

 

 

Më Shumë

Ekspertë nga Turqia trajnojnë stafin e Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren

Prej 22 qershorit 2025, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren po qëndron një ekip i ekspertëve të kardiologjisë nga Universiteti...

Vedat Muriqi bëhet “tradhtar”? Sulmuesi drejt rikthimit në Superligën turke, por këtë herë jo më te Fenerbahce

Vedat Muriqi duket se e ka mbyllur aventurën e tij në La Liga dhe është shumë pranë një rikthimi në Superligën turke — kampionatin...

Lajmet e Fundit