Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të cilin nuk ishte paraqitur as faturë as dokumentacion përcjellës, raporton PrizrenPress.
Konkretisht, siç thuhet më tej në njoftim, janë gjetur suplemente ushqimore – rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 copë.
“Vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është vlerësuar në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore arrin në 1,655.34 euro”, thekson Dogana.
Më tej bëhet e ditur se ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Në fund të njoftimit, Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor, dhe ndaj rasteve të tilla ndërmerren masa ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/