Guns N’ Roses kishin një rif të thjeshtë kitare që e ekzekutonin gjatë kontrollit të zërimit në studio. Gjatë një seance të tillë në Melbourne të Australisë, gjatë provës me atë rif, këngëtari Axl Rose doli me vargjet e para, ndërsa basisti Duff kujtoi një kohë kur iu bashkua një marshimi për paqe pas vrasjes së Martin Luther King, së bashku me nënën e tij, kur ai ishte vetëm katër vjeç. Ky kujtim frymëzoi një pjesë të tekstit, veçanërisht vargun për mbajtjen e shiritit të zi në krah.
Axl Rose këtë përvojë të basistit e shndërroi në vargjet: “A mban shirit të zi në krah kur vritet njeriu që tha: ‘Paqja mund të zgjasë përgjithmonë?” Kështu lindi kënga “Civil War”, e cila në 7 minuta e 40 sekonda përshkruan të gjitha tmerret e luftës: dhimbjen, pikëllimin, dëshpërimin dhe hidhërimin. Një nga këngët më ikonike dhe një protestë kundër luftës, që i referohet çdo lufte si “luftë civile” dhe pohon se lufta vetëm “i ushqen të pasurit, ndërsa varros të varfrit”. Në fund të këngës, nën tingujt trishtues të kitarës, Axl Rose pyet: “Çfarë ka kaq civile në lidhje me luftën, gjithsesi?”

Kënga hapet me një citat të famshëm nga filmi Cool Hand Luke: “Ajo që kemi këtu është një dështim për të komunikuar…”. Kjo përcakton tonin për një këngë që trajton çështje të mëdha, si lufta, paqja dhe të drejtat civile. Figura e Luke-ut, nga filmi i të cilit i referohen vargjet e para, ishte gjithmonë në kundërshtim me ligjin dhe përputhej me frymën e të kënduarit të Axl Rose-it, vokali i të cilit, i dëshpëruar dhe i hidhëruar, tingëllonte sikur të kishte përplasje të përhershme me autoritetet.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
