6.2 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për kultivim të drogës në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.Sh., shtetas i Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri N.Sh., nga data e pa vërtetuar deri më datë 19.06.2024, në fshatin Panorc të komunës së Malishevës, “pa autorizim dhe në bashkëkryerje edhe me dy të pandehur tjerë, kultivojnë bimë të hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope”.

Kështu, sipas aktakuzës, “i pandehuri N.Sh., në bashkëpunim me të pandehurin O.Sh., shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe një i dyshuar i tretë i pa identifikuar deri më tani, kanë mbjellë dhe kultivuar narkotikë të llojit Kanabis Sativa në tri parcela”.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Në këto tri lokacione janë gjetur gjithsej 1592 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa”, tha Prokuroria.

Në njoftim u bë e ditur po ashtu se parcelat janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri, ndërsa veprimet e të pandehurve, ku secili nga ta vërehet qartë duke i punuar këto bimë, shihen në foto dhe video të nxjerra nga masa e fshehtë e vëzhgimit.

 

Me këto veprime, Prokuroria thotë se i pandehuri N.Sh., në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Ai është arrestuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe më pas është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që nga data 2 dhjetor 2025, gjendet në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Me rastin e ekstradimit të tij nga Shqipëria, Prokuroria pati thënë se i pandehuri ka qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale ndërsa është arrestuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. /

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Betohen katër anëtarët e rinj të Kuvendit të Prizrenit

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë dhënë betimin katër kuvendarë të rinj: Daut Panikaj, Sulltan Badalli, Trëndelina Kastrati...

Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren, policia jep detaje

Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se viktima...

Lajmet e Fundit