-1.5 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Sulmohen policët në Prizren derisa po intervenonin në një rast të dhunës në familje

Policia e Kosovës (PK) njofton se disa zyrtarë policorë janë sulmuar në Polishtë të Prizrenit derisa po intervenonin në një rast të dhunës në familje, ku kishin shkuar për t’i dalë në ndihmë viktimës.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257

Sipas Policisë, pas mesnatës, një grua në Polishtë të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, por me të shkuar në vendngjarje janë sulmuar nga bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij.

Krijojmë webfaqe për biznese

“Më datë 19.01.2026, rreth orës 02:12, në fshatin Poslishtë, Prizren një grua ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, patrullat policore janë përballur me një situatë të rëndë, ku bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se gjatë konfrontimit, policia është sulmuar fizikisht dhe me gurë, ndërsa viktima është kërcënuar dhe rrezikuar seriozisht.

Express Kredi nga BiCredit

Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërkaq policët e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Për të parandaluar sulmin dhe për të mbrojtur jetën e viktimës, policët kanë ndërhyrë me forcë, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor. Gjatë përleshjes, disa policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Hetimet rajonale janë njoftuar dhe po e trajtojnë rastin”, thuhet në njoftm.

Në Polici, të dyshuarit janë mbrojtur në heshtje, ndërsa njëri prej tyre ka pranuar ndihmë mjekësore pasi është lënduar gjatë arrestimit.

“Ekipi i kujdestarisë nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është angazhuar në rast. Të dyshuarit kanë shfrytëzuar të drejtën e heshtjes gjatë deklarimeve. Njëri prej tyre ka marrë ndihmë mjekësore për lëndime të pësuara gjatë arrestimit. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orë për tre të dyshuarit. Ky është një rast ku shihet se me çfarë sfidash ballafaqohet policia në rastet e dhunës në familje, megjithatë, policia fuqishëm mbetet e përkushtuar në mbrojtje të viktimave pa dallim”, njofton policia.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Çikat e Bashkimit fitojnë me një fund dramatik ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe...

Lajmet e Fundit