14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superliga.

Ndeshja në Rahovec ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me vendasit që arritën të ruajnë epërsinë në momentet vendimtare për të siguruar dy pikë shumë të vlefshme. Me këtë fitore, rahovecasit afrohen në vetëm një pikë diferencë me therandasit në renditje, raporton PrizrenPress.

Më i dalluari te Rahoveci ishte Kentrell Pullian me 29 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime, duke qenë lider në parket për skuadrën e tij. Te Golden Eagle Ylli u veçua Scott Bamforth me 28 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.

Pas javës së 21-të, Rahoveci 029 numëron shtatë fitore dhe 14 humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka tetë fitore dhe 13 humbje, duke e bërë garën në mes të tabelës edhe më interesante./PrizrenPress.com/

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit