2.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Ndotje e ambientit në Landovicë, reagojnë banorët|Video

Landovica e Prizrenit, e ka deponinë rajonale të mbeturinave sipër fshatit. Ndotja e ambientit dhe ujërave që shkakton kjo deponi e legalizuar, vazhdon të mbetet shqetësim për banorët e kësaj ane.

E si të mos mjaftonte kjo, hedhja e mbeturinave të llojllojshme nga persona të papërgjegjshëm vetëm pak metra larg kësaj deponie, ua përkeqëson edhe më shumë gjendjen.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Është afrimi i pranverës, kemi vreshta, kemi tokat, kemi malet këtu është një tmerr, fshati kalon këtu kur ka ngarkesë sidomos verës, edhe rrugën e kanë prish, komuna ka investuar në këtë rrugë, njerëzit e pandërgjegjshëm shih çfarë kanë bërë këtu, krim, krim është ky. Kam marrë një mik e kam pastruar këtë vend dy herë, kam qit shenja prapë shihni si është bërë”, ka thënë Nazim Thaqi, banor i Landovicës.

Krijojmë webfaqe për biznese

Vendi ku sot është shndërruar në pikë të zezë, sipas banorëve dikur ka qenë gjelbërim dhe shfrytëzohej nga banorët për relaksim.

“Siç shihet, ka qenë pjesë e bagremëve kjo pjesë, ka qenë ajri shumë i pastër, kanë ardhur qytetarë që e kanë frekuentuar, kanë qit edhe flija, kanë bërë vikende këtu, e tash kjo gjendje kështu, nuk mundë të kalojmë që të punojmë, se le për vikende. Meqenëse komuna e ka pastruar vitin e kaluar, ka qenë pastër, jemi munduar me mbikëqyr, i kemi lajmëruar me polici e me të gjitha, brenda një muaj, një muaj e gjysmë është bërë në këtë gjendje siç po e shihni”, ka thënë Faik Berisha, përfaqësues i fshatit Landovicë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Kjo gjendje sfidon zyrtarët komunal, të cilët kërkojnë bashkëpunimin e banorëve për identifikimin e personave që ndotin ambientin.

“Shumë pika ne i kemi pastruar edhe në vitin që shkoj, në disa vende, në disa fshatra ku janë bërë këto pika të zeza. Kemi apeluar çdo herë tek qytetarët që të njoftojnë inspektoratin dhe policinë e Kosovës që t’i identifikojnë ata njerëz që i hedhin këto mbeturina, që të gjobiten e mos të hedhin më mbeturina”, ka thënë, Islam Ukimeri, drejtor i Shërbimeve Publike.

Pastrimi i këtyre pikave të zeza të ndotjes së ambientit, është kosto shtesë e institucioneve, sepse në raste të tilla, komuna duhet të angazhojë kontraktorët e rasteve emergjente. Vendosja e kamerave në lokacione të tilla, nga banorët shihet, si zgjidhje më efikase në identifikimin e rasteve të papërgjegjësisë.

Më Shumë

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare "Liria ka Emër" ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që...

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit