10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Një i mitur dyshohet për kanosje dhe shkrepje të armës në Rahovec

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur një person dhe ka shkrepur armën në afërsi të një lokali ku luhet bilardo.

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Sipas burimeve nga organet e hetuesisë, rasti ka ndodhur më 24 shkurt 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Avdullah Bugari”. Policia është njoftuar se në një lokal ishte përdorur armë zjarri, me ç’rast njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në momentin e arritjes së patrullave, i dyshuari nuk është hasur në vendngjarje, ndërsa zona është siguruar dhe janë ftuar njësitë relevante hetimore.
Sipas deklarimit të viktimës, Xh.H., 37 vjeç, derisa ishte duke qëndruar në lokal, i dyshuari L.D., 16 vjeç, e ka ftuar të dalë jashtë. Ai ka bërë të ditur se pranë shkallëve i dyshuari ka nxjerrë armën e zjarrit, por ka arritur t’ia kapë dhe ta pengojë që ta drejtojë në drejtim të tij. Në ato çaste arma është shkrepur dhe plumbi ka përfunduar në tokë.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe krimteknika e Stacionit Policor në Rahovec, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pritet të ndalohet për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Sinjali

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Vetaksidentohet me trotinet në Prizren, ngasësi në gjendje kritike

Një person është vet aksidentuar me trotinet në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ai është në gjendje kritike shëndetësore. “Është raportuar se një...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit