Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë i bënin apel Iranit për ta sulmuar bazën amerikane Camp Bondsteel në Kosovë.
Hoxha ka thënë se nuk ekziston asnjë rrezik real për një sulm të tillë, duke i cilësuar këto thirrje si të dëshpëruara .
“Absolutisht nuk ka rrezik që kampi Bondsteel të sulmohet, thirrjet online nga serbët janë thirrje të dëshpëruara për arsye se miqtë e Serbisë dhe Rusisë po dobësohen çdo ditë dhe kampioni i demokracisë, pra SHBA-të, po e rishkruajnë rendin e ri botëror”, ka deklaruar Hoxha.
Ai ka shtuar se pozicionimi i Kosovës në krah të Shteteve të Bashkuara është garanci e sigurisë, prandaj nuk egziston asnjë lloj rreziku.
“Ne fatmirësisht jemi në kahun e duhur të historisë, jemi krah SHBA-ve, prandaj nuk ka asnjë rrezik real që të kemi ndonjë sulm, qoftë nga Irani apo ndonjë satelit i Iranit apo Serbisë”, u shpreh Hoxha.
Sipas Hoxhës , edhe vetë ata që përmenden në këto thirrje janë të vetëdijshëm për pasojat e një veprimi të tillë.
“As nuk guxojnë të mendojnë për një gjë të tillë sepse i dinë pasojat, e dinë mirë seriozitetin e SHBA-ve dhe dorën e hekurt të z. Trump”, u shpreh Hoxha.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
