10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në territorin e komunës, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Kjo ndihmë vjen për të mbështetur familjet që përballen me vështirësi ekonomike dhe për t’u siguruar që festa të jetë e gëzueshme për të gjithë.

“Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë më shumë nevojë për përkrahje. Shpresoj që kjo ndihmë të sjellë pak lehtësim dhe gëzim në prag të Bajramit”, ka thënë Kastrati.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e angazhuar prej vitesh në aktivitete humanitare, luajti një rol të rëndësishëm në këtë aksion, duke ndihmuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të prekura.

Kryetari Kastrati e falënderoi shoqatën për përkushtimin dhe solidaritetin ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Ky aksion është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe shoqatave humanitare, në shërbim të mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimit të një shoqërie më solidare./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Spektakli i basketbollit mbarëshqiptar zbarkon në Prizren, nis beteja për trofeun e Ligës Unike

Sot dhe nesër qyteti i bukur i Prizrenit do të jetë mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave, ku katër skuadrat më...

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Lajmet e Fundit