27.8 C
Prizren
E diel, 30 Qershor, 2024

NGOMfest mbahet në Kalanë e Prizrenit nga data 11 deri më 14 korrik

 

Edicioni i 13-të i festivalit të muzikës NGOMfest do të mbahet në Kalanë e Prizrenit nga data 11 deri më 14 korrik. Sipas organizatorëve festivali edhe sivjet premton një përvojë të paharrueshme, duke sjellë artistë të zhanreve të ndryshme të muzikës për të magjepsur audiencën e të gjitha moshave.

Sipas njoftimit të NGOMfest nata e parë e festivalit do të hapet nga ikonat e muzikës Hip-Hop Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët do të performojnë në skenën kryesore ku po ashtu do të bashkëngjitet edhe YA NINA.

 

Ndërsa nata e dytë do të jetë një dimension tjetër sepse në skenën kryesore do të performojë Dub FX, i cili vjen nga Australia së bashku me Mr.Woodnote duke promovuar albumin e tij të ri “Infinite Reflection”, ku kombinon  muzikën “Reggae” me atë “Jazz” dhe meloditë elektronike me përsëritje. Po atë natë, sipas njoftimit të festivalit, në skenë do të jetë edhe artisti nga Prishtina – Lafazani.  Në skenën e mëngjesit do të performojë DJ dhe producentja nga Buenos Aires, e famshmja Sol Ortega së bashku me spanjollen Anabel Arroyo.

Ndërkaq të shtunën festivali do të elektrizohet nga super DJ dhe producentja Jennifer Cardini dhe Roman Flügel, por edhe emra të tjerë për të befasuar audiencën besnike të festivalit.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Gratë zejtare shpalosin produktet artizanale në panairin që po mbahet në Prizren

Panairi i tretë dedikuar grave zejtare në Prizren ka grumbulluar rreth 60 pjesëmarrëse që merren me punë artizanale. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen,...

Pensionohen profesorët Skënder Berisha dhe Fadil Bytyçi

Profesorët Skënder Berisha dhe Fadil Bytyçi kanë dalë sot në pension, pas shumë dekadash përkushtimi dhe punë të palodhur në fushën e edukimit. Të dy...

Lajmet e Fundit