12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Qëllohen me armë 3 të rinj, një i vdekur e dy të plagosur

Tre të rinj u qëlluan me armë zjarri gjatë natës, njëri prej tyre gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë u shënua pas orës 01:00, në fshatin Ninësh të Fratarit në Ballsh të Shqipërisë në rrethana misterioze.

Viktima është Alfons Dautaj, 22 vjeç nga Ninëshi. Ndërsa të plagosurit janë shtetasit Mariglen Luari dhe Riza Fejzo.

Mariglen Luari është transportuar për ndërhyrje të specializuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja është më e komplikuar, ndërsa Riza Fejzo ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve në Fier.

Sipas të dhënave paraprake, tre shtetasit ishin në pyllin e fshatit Ninësh të Fratarit, kur rreth orës 01:15 janë qëlluar me armë zjarri automatik. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /Shekulli Online/

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit