20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025

Vdekja e studentit Leutrim Gjini, familja nuk fajëson Fakultetin

Familjarët e studentit të Mjekësisë kanë thënë se Leotrimi kishte telashe me shëndetin, raporton T7

Vdekja e studentit të Mjekësisë pak para se të përfundonte provimin e fundit, tronditi të gjithë atë që dëgjuan për këtë histori.

Leutrim Gjini nuk arriti të vishte mantelin e bardhë për të ndihmuar njerëzit ashtu siç kishte ëndërruar.

Por, 23-vjecari la prapa shumë njerëz që e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Ka dy ditë që familja Gjini nga Topliçani i Suharekës ka hapur dyert për të pame.

Djali i vetëm i familjes, ishte mburrja e tyre.

Familjar të studentit të ndjerë tregojnë se Leotrimi kishte edhe më herët probleme me shëndetin.

Vdekja e Leutrimit ka prekur thellë të afërmit.

Ngushëllim kanë vetëm faktin se ai atë ditë mori ndihmë e parë nga njerëz profesionist.

Leutrim Gjini vdiq të martën pas një sulmi që pati pak minuta para se të hynte në provimin e fundit në Fakultetin e Mjeksisë.

Kohë më parë, ai kishte pasur probleme me zemër, mirëpo, pas një intervenimi, gjendja nuk iu ishte keqësuar deri ditën që ndërroi jetë.

Gjatë ditës, Fakulteti ku ai vijoi studimet ka mbajtur një mbledhje komemorative në kujtim të të studentit të ndjerë.

Edhe rektori i UP-së, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e Leotrim Gjinit.

 

Më Shumë

Vazhdon rehabilitimi i ujësjellësit në Zhur, aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në disa lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se në fshatin Zhur të Prizrenit po vazhdojnë punimet për përfundimin e projektit të rehabilitimit të plotë...

Në Retijë të Rahovecit u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës

Në fshatin Retijë, dje u vu gurthemeli i kullës simbol të luftës, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit me rrethinë, raporton PrizrenPress. Retija,...

Lajmet e Fundit